4 grupe kriminale perfundojne në ‘rrjetën’ e policisë

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen voluminoze të operacionit “Rrjeta” ku u arrestuan 45 trafikantë droge në Elbasan. Të gjithë ranë në kurthin e blerjeve të simuluara të drogës nga një agjent i infiltruar i policisë. Trafikantët përdornin metoda të ndryshme për të shitur drogën, me shishe, në kuti si ato të paketave të cigareve apo me qese plastike.

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen voluminoze të operacionit “Rrjeta” ku u arrestuan 45 trafikantë droge në Elbasan. Në dosje tregohet se si u zbuluan personat e akuzuar si të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit.

Dosja për “Vlerësimin e ndalimit, arrestimit në flagrancë dhe masës së sigurisë” dhe i është dorëzuar gjykatës së Elbasanit në fund mban vulën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

“Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se këta shtetas poseidojnë sasi të konsiderueshme lënde narkotike të cilën pasi e përpunojnë e shpërndajnë në doza të vogla tek konsumatorë të ndryshëm në Elbasan” shkruhet në dosje.

Mes 52 personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë Igli Merko, Denis Darzeza, Ahmet Kushi, Gavrosh Berati, Florenc Demiri, Arsen Vishkulli, Erist Skilja dhe Emirjan Dinja, të cilët dolën zbuluar nga agjenti i autorizuar me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbuloi se si e kryenin shitjen e lëndëve narkotike. Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje. Lënda narkotike shitej në forma të ndryshme, dikush me letra si të paketave të cigares, një tjetër në shishe uji, apo edhe në materiale plastike.

Fillimisht agjenti bleu 2 qese kokainë me 10 maj nga Igli Merko. Sipas dosjes të siguruar nga Report Tv, agjenti i autorizuar ndaloi para një bar-kafe rreth orës 19:30 në rrugën ‘Belul Berisha’, ku u afrua një automjet tip Audi që drejtohej nga Igli Merko. Pas bisedës u futën në një rrugicë ku agjenti e priti dhe për 3 minuta, Igli Merko doli nga dersa e një banese dhe i dha diçka në dorë. Agjenti u largua ndërsa Igli Merko u fut në automjet.

Më pas më 31 maj, agjenti i autorizuar u takua me një tjetër person të përfshirë në këtë veprimtari, Denis Darzeza. Të dy u takuan në orën 21:30 në afërsi të kryqëzimit të rrugëve ‘Jordan Misja’ dhe pasi biseduan pak, Denisi i dha në dorë diçka agjentit të autorizuar dhe u largua. Agjenti e dorëzoi në polici dhe rezultoi të ishte shishe plastike uji e mbushur me sasi të lëngshme e cila dyshohet të jetë metadon.

Ndërsa Ahmet Kushi akuzohet se merrej me shitjen e heroinës. Agjenti i autorizuar u takua me të në orën 11:40 të datës 2 qershor pranë pallatit që njihet me emrin ‘pallati kinez’, zonë ku vepronte Kushi për të marrë sasinë e heroinës.

Gavrosh Berati i ofroi agjentit ‘K’ të infiltruar të policisë material gjysëm të mirë, i cili pas analizimit rezultoi se në përbërje të kokainës kishte edhe paracetamol. Takimi mes të dyve u bë në datën 1 qershor në orën 17:30 në shesh parkimin e pallatit, dhe në transkriptet e zbardhura nga policia të bisedës mes Beratit dhe agjentit të infiltruar të policisë, trafikanti i rrëfen policit të infiltruar se materiali nuk është 100% cilësor.

Gavrosh Berati shiste drogë kokainë, nga banesa e tij dhe gjatë gjithë kohës ka biseduar me agjentin e autorizuar nga brenda shtëpisë. Në mesin e të arrestuarve është Hekuran Gjeli, tek i cili agjenti ‘K’ bleu 2 qese kokainë. Interesant është komunikimi mes tyre, i zbardhur nga përgjimi ambiental.

Hekuran Gjeli: Hë ka dal e mirë?
Agjenti ‘K’: E mirë ishte vlla!
Hekuran Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet naj viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.
Agjenti K: Jo ishte i mirë me verte ky.
Hekuran Gjeli: Në përgjithsi e zi a kupto.
Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.

Me Emiljan Dinjën, agjenti është takuar 2 herë më 31 maj. Herën e dytë, Dinja i dha kokainë që e kishte mbështjellë me letër si ajo e paketave të cigareve.

Edhe me Florenc Demirin u takua me 31 maj pranë një bar kafe rreth orës 13:00. Demiri i dha diçka agjentit që e kishte fshehur te qepeni i ngritur i lokalit. Brenda ishin 2 qese me kokainë që ishin mbyullur me përdredhje dhe djegie. Dosja i është dorëzuar Gjykatës së Elbasanit e cila pritet të japë sot vendimin për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj të ndaluarve.

Hetimet për megaoperacionin që goditi 4 grupe kriminale që merreshin me trafikun e drogës zgjatën për 3 muaj. Mbi 490 efektivë policie kanë marrë pjesë në operacion si dhe janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendet ku sigurohej lënda narkotike ishin Fieri, Pogradeci dhe Tirana.

Në kuadër të operacionit ‘Rrjeta’ janë sekuestruar 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu është sekuestruar 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta./Shqiptarja

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne