REAGIM ME SHKAS NJË PLATFORMË E NGJASHME ME “NAÇËRTANIEN” E FASHISTIT VASA ÇUBRILLOVIÇ, VEÇSE E SHKRUAR NË GJUHËN SHQIPE ME PLOT GABIME GJUHËSORE..!?

Rexhep ELEZAJ

A mund ta merrni me mend, se në Kosovë, menjëherë pas çlirimit të saj me 1999, do të shfaqen disa grupe okulte, turma primitive, njerëz të pa fije morali kombëtar, individ të pa fe dhe ateist komunist, islamofobë pa kurrfarë tabani etik dhe historik, xhux e maxhuxh të pacipë, të cilët, ende pa u përmbyllur shtetësia e Kosovës, e cila akoma gjendet nën protektoratin ndërkombëtarë, sidomos në 5 – 6 vitet e fundit, këta mizentropë janë çuar peshë si lugetër të çartur kundër gjithë asaj që quhet fe dhe besim islam në Kosovë, sulmojnë Bashkësinë Islame të Kosovës, shajnë dhe ofendojnë hoxhallarë, mohojnë bajram dhe ramazan, fyejnë gratë shqiptare muslimane që bartin shami, madje deri tek thirrja e hapur për kryqëzata të reja kundër Fesë islame në Kosovë..!?
Se, nga i kanë akumuluar të gjitha këto helme dhe urrejtje patologjike ndaj një feje hyjnore, siç është Islami, fe të cilën shekuj më herët e kishin përqafuar dhe praktikuar baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre, madje në kushte dhe rrethana të okupimit klasik serbo-sllavo-ortodoks, frymën e tyre luftënxitëse në Kosovë është mjaft vështirë për ta zbërthyer, ngase kemi të bëjmë me një fushatë aq të egër dhe agresive anti-islame, e cila me përmasa kaq brutale nuk ka ndodhë në asnjë vend të Evropës dhe botës më përpara, siç po vazhdon të ndodhë në Kosovë, por dhe në Shqipëri.
Ta mohosh me kaq ngulm dhe urrejtje patologjike fenë e të parëve tu, pa marrë parasysh natyrën dhe besimin e saj në Zot, sipas çdo norme shkencore, humane dhe shpirtërore, ky është fundi i pamoralit njerëzor, i paedukatës dhe mungesës së ndjenjave kombëtare, sepse kurrë nuk kam parë dhe as nuk kam takuar njeri dhe as grup njerëzish gjatë gjithë jetës time, filluar nga koha e okupimit serb në Kosovë (1945 – 1999), por as në Kroaci, Mal të Zi, Slloveni, Greqi, Maqedoni, Itali, Austri, Zvicër, Gjermani, Holandë, Francë, Spanjë, etj., ta ketë shfaqur ndokush me kaq agresivitet islamofobinë e tij, qoftë ndaj meje, qoftë ndaj shqiptarëve si popull dhe si komunitet fetar, vetëm se ishim muslimanë, siç po e shpërfaqin këtë agresivitet individë dhe grupe islamofobe në Kosovë, në Shqipëri dhe diasporë..!?

Ja, si dëshmi e kësaj që po e them, lexoni më poshtë se çfarë “Platforme kombëtare” i paskan ofruar njëfarë “Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar”, e botuar me 12 Prill 2025 në portalin “Fjala e lirë”, me seli në Shkodër, me botuesin e saj Arben Çokaj, në artikullin me nëntitull:
“Letërthirrje për Mbrojtjen e Vlerave Kombëtare Shqiptare dhe Parandalimin e Ekstremizmit Politik Islamik: Thirrje për Angazhim të Përbashkët të Shteteve të Ballkanit, Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Diasporës Shqiptare”, që sipas kësaj thirrjeje, në Kosovë duhet:

– të ndalohet menjëherë thirrja e ezanit nëpër xhamia,

– të ndalohet menjëherë ndërtimi dhe meremetimi i xhamive të reja, të mbyllën të gjitha medresët dhe shkollat ku mësohet feja islame,

– të jepet Ultimatum (lexo: vetëm shqiptarëve muslimanë) për ndryshimin e menjëhershëm te të gjithë emrave myslimanë,

– të shpallën tradhtarë vezirët shqiptarë dhe Rilindasit tanë që kanë shërbyer në Perandorinë Osmane,

– që dialogu fetar të bëhet vetëm ndër të krishterë, duke përjashtuar fenë islame,

– të ketë monitorim dhe mbikëqyrje shtetërore vetëm mbi myslimanët shqiptarë,

– të bëhet luftë e pa kompromis kundër “ekstremizmit”, “radikalizmit” dhe “islamit politik”,

– të hapet procedura penale ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës,

– të shpallën si të rrezikshëm të gjithë hoxhallarët në Kosovë,

– të bëhet mbyllja e të gjitha qendrave islame në Kosovë të lidhura me BIK-un, duke i akuzuar si përhapës të ideologjisë radikale islame,
– të ngritet procedurë penale për ndërtimin e 1000 xhamive,

– të ndalohet shkuarja në haxh, si dhe ndjekje penale për organizatorët e udhëtimeve në haxh,

– të ndalohet përdorimi i gjuhës arabe në varrime,

– të bëhet thirrje për ndalimin e leximit të Kur’anit në xhami dhe në shtëpitë private,

– thirrje për ndalimin e librave fetare islame, përfshirë Kur’anin,

– ndalimi i ferexhës dhe shamisë,

– mbyllja e televizioneve dhe medieve islame online, TV Pace,
TV Besa, TV Opoja, TV Mitrovica, TV Medina, TV e Shefqet Krasniqit,

– kërkesë për mbrojtjen e katolicizmit si “vlerë kombëtare”,

– mbështetje të plotë për kishat dhe fenë katolike,

– trajtimi i kishave si pasuri kombëtare, ndërsa xhamitë jo,

– thirrje për ndalimin e praktikave të paligjshme dhe përhapjes së ligjit të sheriatit,

– thirrje që të ruhet besimi i krishterë shqiptar, dhe të ndalohen ndikimet e jashtme që e kërcënojnë këtë besim,

– thirrje që të ndalohet çdo përpjekje që synon të shndërrojë kishat shqiptare në objekte të fesë ortodokse apo islame, si dhe të ndalohen të gjitha praktikat që përpiqen të minojnë vlerat dhe identitetin tonë të krishterë,

– thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar dhe vendosjen e masave të rrepta kundër Islamit politik….

Madje, ky grup, që e quan veten “grup elitar”, por që kërkon ndihmë për zbatimin e kësaj platforme dhe memorandumi nga shtetet e Ballkanit, Evropa dhe SHBA-të, vërehet qartë se janë mbështetës të lëvizjes së Deçanit dhe asaj për Rikthim, që kanë plane të përbashkëta ekstremiste me prirje të qartë katoliko-centriste dhe anti-islame.

Ky grup nuk e njeh Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe as kartat ndërkombëtare që garantojnë lirinë e besimit dhe manifestimit të tij të lirë. Këta mohojnë vlerat kombëtare të besimit të shumicës absolute të shqiptarëve myslimanë, gjë që veprimet e tyre anti-islame, janë në fakt ekstremizëm, radikalizëm dhe fashizëm pro-katolikocentrik me premisa të qarta të Rekonkuistës në Spanjë.

Shtrohet pyetja: si është e mundur që këtë “platformë dhe memorandum” ta kenë nënshkruar 300 “intelektualë” dhe afaristë? A e kanë lexuar me kujdes para se ta kenë nënshkruar, apo këtë e kanë bërë me vetëdije të plotë?

Ja emrat e përkrahësve të këtij “memorandumi” anti-islam, të cilët i ftojmë publikisht që të deklarohen, se a qëndrojnë edhe më tutje pas kërkesave të dala nga “platforma” e këtij grupi të cekur më lartë, që faktikisht në Kosovë të ndalohet FEJA ISLAME?

Asllan Dibrani, Gjergj (Bajram) Kabashi, Fahri Xharra, Nusret Pllana, Kasam Shaqirvela, Fadil Bytyqi, Gëzim Mekuli, Kadri Rexhe, Elena Kocaçi, Qazim Namani, Ramadan Dibrani, Doc.Dr.med Salih SEFA, Dr. Sadri RAMABAJA, Tim SHKUPI (Musa Lamallari), Sak (Sylë) MUJI, Arben ÇOKAJ, Basri Beka, Eshref YMERI, Refik HASANI, Xhevdet MAZREKAJ, Jusuf Buxhovi, Prof. Kristaq F. SHABANI, Dr. Hekuran RAPAJ, Dr. Bexhet ASANI, Flutura MAÇI, Mhill VELAJ, Idriz BERISHA, Neshet MEMEDI, Arian KALLÇI, Enerjeta SINA, Prof. dr. Begzad BALIU, Prof. Dr. GURI, Msc Belisa JEZERCI, Arbër GASHI, Nijazi GASHI, Fatmir BRAJSHORI -TUSHI, Lulëjetë DRAGIDELLA, Drita Lulaj BERISHA, Enver BYTYÇI, Marin MEMO, Muharrem SALIHU, Dr. Muhamet R. ROGOVA, Gani KRASNIQI, Shqipe Kristina BUJUPI, Bahri RAMADANI, Aida SHTIMO, Sylejman ALIÇKAJ, Avdi GJATA, Qëndrim KRYEZIU, Isuf BAJRAMI, Xhafer LIPOVICA, Marin KELMENDI, Izet KALLABA, Bahtijar KRYEZIU, Faik SHKODRA, Hajriz MELEQI, Nazim F. QEHAJA, Kastriot Berissa, Afrim Musliu, Rozeta KRESTE, Shqipe HASANI, Enver SADIKU, Musa AHMETI – Shqiptar SHALJANI, Fehmi CAKOLLI, Ibrahim KELMENDI, Skënder ZOGAJ, Isak NIKQI, Gëzim MARKU, Pajazit JASHARI, Xhafer LECI, Gjergj Nazmi FERIZI, Lis BUKUROCA, Igball Brava KRIVANJEVA, Rizë me emër shqip Fishtë KRASNIQI, Avdi GEGË DRINI, Pal SOKOLI, Selim VLLASI, Ilirjan XHAKA, Pren MARLEKU, Jahja GASHI, Gani I. MEHMETI, Faruk GASHI, Lon KARRICA, Muhamet KELMENDI, Hajrullah TERNAVA, Rita SALIHU, Dibrani DEMAKU, Hasan ZENELI, Minire FETAHU, Engjell KOLIQI, Gani QARRI, Seli MURATI, Sadije KRYEZIU, Nazmi CAKOLLI, Hazir MEHMETI, Musli KOSUMI, Meriman BRAHA, Vitor SPAQI, Ardian KLOSI, Tahir A. SHABANI, Drita KOSUMI SYLA, Hazir XHAFOLLI, Linda SHAQIRI, Gani OSMANI, Skender MULLIQI, Zejush KASTARI, Xhafër SHATRI, Rabit Mani – OSMANI, Hydajet HYSENI, Selvete TERSTENA, Dardan DUKA, Sylejman QYQALLA, Ylirian KASTRIOTI, Shefqet DIBRANI, Azem AJVAZI, Mimoza R. BEQIRI, Demush ZEFI, Fatmir TERZIU, Ali Ramadan LATIFI, Lendita Alidema KOKOLLARI, Agim VUNIQI, Luljeta BUSHI, Shenide BILALLI, Ibrahim ABEDINI, Beqir SINA, Rajmansda MOJSIU, Pranvera XHONI, Prend KOCI, Bardh NENGURRA, Begzat GASHI, Reshat SAHITAJ, Salih SALIHU, Afrim CAKAJ, Margarita STOJA, Dan KOSUMI, Sami S. SHATRI, Zejnepe Alili REXHEPI, Marin SOPI, Mali MRASORI, Iliriana MIRDITA, Shefqete GOSALCI, Gëzim MURIQI, Albana QERIQI, Majlinda GREIÇEVCI, Shefki SEJDIU, Çun LAJÇI, Ardian JEZERCIN, Skenderneg KLAIQI, Prend BUZHALA, Dr. Sarë GJERGJI, Argjend HASANI, Prof. Dr. Eshref JANUZAJ, Kolec P. TRBOINI, Flamur DOLI, Ali DACI, Barbara MERTURI, Shqipe BYTYQI, Burhan LATA, Fadil AZEMI, Januz JANUZAJ, Faton KRASNIQI, Engjëll GISHTI, Mathieu AREF, Qamil ZEKOLLI, Muharrem BLAKAJ, Gani I. MEHMETI, Izet SHATRI, Ylldije SULKA, Sulejman ALIU, Hidejete OSMANI BYTYÇI, Xhelil ARIFI, Gjevalin GEGAJ, Blerim GJONI, Idriz ZEQIRAJ, Sokol HALILI (Avdulla Mehmetaj), Prof. Bajram BINAKU, Eleonora KAMENICA, Fran LLESHI, Zhaneta BARXHAJ, Muhamet LATIFI, Gjergj PRENKOÇAJ, Sacip ZUMBERI, Reshit LALA, Fehmi BERISHA, Hava SHANBANAJ, Ukë LAHAJ, Hivzi ISLAMI, Nexhat DACI, Dr.Sc.Lindita SEJDIU-RUGOVA, Dr.Sc.Faik SAHITI, Dr.Sc.Musa LIMANI, Dr.Sc.Shefket JAKUPI, Dr.Sc.Ilir ZYLFIU, Prof.dr.Lulzim RASHITI, Mr.Sc.Refik HASANI, Profesor Mustafa ISMAILI, Mr.Sc.Nexhmedin SEJDIU, Mr.Sc.Rexhep ARIFI, Doktor Dërgut ALIU, Rafet ADEMI, Avni (Xh) BEHLULI, Profesori Sevdail HYSENI, Akademik Rexhep SMAJLI, Dr.Sc.Dashnim HEBIBI, Dr.Sc.Qerim QERIMI, Prof. dr.Fatmir Z. ARIFI, Dr.Sc.Ferid SELIMI, Prof.Dr. Arsim EJUPI, Dr.Sc.Shpëtim MEMISHI, Prof. dr.Nebi ISLAMI, Prof. dr. Veton ZEJNULLAHI, Nazmi HAJREDINI, Reshat AVDIU, Profesori Nehat HYSENI, Bilall MALIQI, Xhemë KARADAKU, Jonuz FETAHAJ, Profesori Xhemaledin SALIHU, Avni HASIP HAFUZI, Prof. dr.Flora FERATI-SACHSENMAIER, Rexhep ABAZI, Zenel NEZIRI, Fadil SELMANI, Zymer HAJRULLAHU, Prof.Asoc.Basri LENJANI MD.MrS.PhD, Violeta ALMUQA, Lirim GASHI, Daut KABASHI, Xhevat GJINI, Zeqir BEKOLLI, Beqir SUTAJ, Riza R. DEMAJ, Emin H. DAKA, Sulejman DËRMAKU, Mustafë LOGJA, Ismet IBISHI, Sami SHABANAJ, Hamdi HAJDINI, Alma PRIFTI, Nafi ÇEGRANI, Bashkim Ramadani-Ballazhi, Prof. Dr. Xhavit Bicaj, SUlEJMAN DËRMAKU, Xhevat Prebreza, Gjergji Harka, Luz Toma, Jashar Selmanaj, Hysen Gecaj, Afrim Musliu, Haxhi Morina, Xhevat Gjini, Shefki Qaka, Ma.sc.Valon Jashari, Blerim Metaj, Isak Ahmeti, Pirro Prifti, Xhavit Bicaj, Afrim Zeqiri, Bexhet ASANI, Bahri RAMADANI, Daut Shala, Dr. Begzad BALIU, Mirvete Guri Nikaj, Dr. Eshref JANUZAJ, Shqipe BYTYQI, Burhan LATA, Fadil AZEMI, Januz JANUZAJ, Faton KRASNIQI, Vehbi Bajrami, Driton Tahiri, Gjergj Kapiti (Sahit Hyseni), Zaim Istrefi, Sanije Lleshi, Rrahman Hyseni, Emin H. Daka, Abedin Sutaj, Azem Veliu, Demë Jashari, Agim Curri, Ukë Laha, Raif Gashi, Rrezarta Gashi, Fatmir Gashi, Shefik Shkodra, Ilir Faik Canhasi, Shqipe Çamërisë,Shkurte Seferi, Almari Krasniqi Gjoçaj, Dibran Gashi, Idriz Sinani, Brahim Abdyli, Bajram Gashi, Fikrushe Podrime./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne