Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, në përgjigje të konfrontimit fitimtar të Brigadave Al-Qassam dhe dështimit të sulmit tokësor të regjimit sionist në veri të Rripit të Gazës tha: Ky dështim është një mrekulli hyjnore.
Haniyeh ka shkruar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social X: Dështimi i sulmit tokësor të regjimit sionist në veri të Rripit të Gazës, pavarësisht bombardimeve të njëkohshme ajrore, tokësore dhe detare, është një mrekulli hyjnore. Batalionet e Martirit Ezzeddin al-Qassam, krahu ushtarak i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), të premten njoftuan se do të kundërshtojnë sulmin tokësor të regjimit sionist në veri të rripit të Gazës.
Të premten, forcat e regjimit sionist u përpoqën të hynin në kufijtë lindorë të Rripit të Gazës nën mbulesën e sulmeve ajrore të rënda dhe të paprecedentë, por dështuan. Operacioni i stuhisë Al-Aksa ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa lajmet flasin për përshkallëzimin e sulmeve brutale të regjimit sionist ndaj Gazës dhe tashmë kjo zonë bombardohet nga armët vdekjeprurëse të regjimit të aparteidit./Parstoday