Amnesty International: Populli i Gazës është në rrezik të paprecedentë

Duke kritikuar sulmet brutale të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, Amnesty International bëri thirrje për lidhjen e menjëhershme të rrjeteve të komunikimit në këtë zonë.

Amnesty International njoftoi se civilët në Gaza janë në rrezik të paprecedentë. Ky organizëm ndërkombëtar theksoi se regjimi sionist ka ndërprerë rrugët e tyre të komunikimit dhe ka shtuar sulmet kundër këtij rajoni. Amnesty International shtoi: Tel Avivi duhet të ndalojë sulmet e tij pa dallim dhe sulme që kanë vrarë dhe plagosur mijëra civilë. Amnesty International bëri thirrje gjithashtu për rilidhjen e menjëhershme të rrjeteve të internetit në Rripin e Gazës dhe rrugëve të komunikimit në këtë zonë, në mënyrë që grupet e ndihmës të mund të kryejnë detyrat e tyre.

Më herët, Human Rights Watch njoftoi se Tel Avivi po përpiqet të fshehë krimet dhe tragjeditë e tij masive në Gaza duke ndërprerë rrugët e komunikimit dhe linjat e internetit. /Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne