Reagon Afrika e Jugut / Izraeli po kryen gjenocid në Gaza ndalon ndihmat humanitare për civilët

Shumë protesta civile po kryhen në të gjithë botën pro Paestinës, ku dhe shtete të ndryshme kanë marrë vendime në bazë të asaj cfarë po ndodh midis Izraelit dhe Palestinës. Afrika e Jugut është bërë shteti i fundit që ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Gaza ndërsa ai kryesoi një samit të jashtëzakonshëm të grupit të BRICS të martën.

“Ndëshkimi kolektiv i civilëve palestinezë nëpërmjet përdorimit të paligjshëm të forcës nga Izraeli është një krim lufte. Ndalimi i qëllimshëm i dërgesave të ilaçeve, ushqimit, ujit dhe naftës për rezidentët e Gazës është i barabartë me gjenocidin”, tha presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Numri i viktimave në Gaza është rreth 14 mijë që prej 7 tetorit kur nisi konflikti, më i përgjakshmi i viteve të fundit.  Afrika e Jugut i bashkohet Turqisë, Iranit, Brazilit, Kolumbisë, Hondurasit, Pakistanit, Irakut, Venezuelës dhe Palestinës në akuzat e tyre se në Gaza po kryhet gjenocid./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne