Regjimi zionist i Edi Ramës bllokon protestën pro Palestinës, ndalon qytetaret qe denojne Izraelin!

Edi Rama tregoi edhe njëherë se nuk është në anën e qytetarëve, por interesave të pushtetit të tij. Shembulli më i qartë ndodhi sot në Tiranë, ku drejtuesi i qeverise urdhëroië policinë e tij qe të mos lejonte shqiptarët të mbanin marshimin pro Palestinës. Mijera qytetarë u mblodhën sot në Sheshin Skënderbej në një protestë paqësore në mbështetje të Palestinës.

Me thirrjet “Free Palestinë” dhe “Izrael ndalo genocidin” protestuesit bënë disa herë tekbir “Allahu Ekber” duke i drejtuar një mesazh të qartë qeverisë së islamofobit Edi Rama, ambasades amerikane ne Tirane dhe ambasades se Izraelit se regjimi i Edi Rames, amerikanet dhe izraelite duhet të ndryshojë qëndrim në lidhje me këtë cështje. Protesta nisi me një video-mesazh, ku shfaqeshin pasojat e tmerrshme të sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës, fëmijët e vrarë dhe gjymtuar, gra dhe burra të coptuar dhe rrënojat e dhjetra banesave, xhamive dhe spitaleve të shkatërruar nga sulmet terroriste izraelite.

Florian Arapaj, një nga organizatorët e protestës i kërkoi qeverisë që përmes ambasadores së Izraelit në Tiranë, sllaves Galit Peleg qe të kërkojnë me ngulm ndalimin e sulmeve dhe genocidit në Gazë. Arapaj i kujtoi qeverisë votën me abstenim te Shqiperise për rezolutën e OKB-së që kerkon ndalimin e sulmeve izraelite ndaj palestinezëve.

“Që prej asaj dite, Edi Rama dhe qeveria e tij janë bërë pjesë e kasaphanës që po ndodh ccdo ditë në Palestinë”, tha Arapi ndërsa protestuesit thirrnin “turp, turp, turp”.

“Kërkojmë urgjentisht nga qeveria shqiptare dhe Edi Rama që të pastrojnë gjakun e fëmijëve palestinezë që kanë në duart e tyre, të dënojnë ashpër gjenocidin, vrasjet e civilëve të pafajshëm, krimet e luftës dhe spastrimin etnik që po ndodh në Palestinë nga regjimi i Izraelit. Nëpërmjet ambasadores së Izraelit në Shqipëri, i kërkojmë Izraelit të ndalojë menjëherë luftën”, tha Arapi.

“Vazhdojmë të dënojmë ashpër heshtjen e komunitetit Musliman të Shqipërisë ndaj masakrave që ndodhin në Gaza. Terroristët Gylenistë që kanë pushtuar Komunitetin Musliman të Shqipërisë sillen me dy standarde. Kur janë me besimtarët ata thonë se ju vjen keq dhe janë me ta, dhe thonë se u vjen keq për popullin palestinez. Po kur vjen koha për të mbajtur qëndrime  publike ata nuk i dënojnë këto masakra. I bëjmë thirrje terroristëve gylenistë që kanë pushtuar KMSH të largohen nje minutë e më parë nga Komuniteti Musliman i Shqiperise”, vazhdoi më tej Arapi duke akuzuar KMSH-ne dhe gylenistet per bashkepunim me Izraelin.

Protesta vazhdoi e qetë për disa minuta.

Në mbështetje të Palestinës, protestuesit nisën të marshonin nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të sheshit “Nëne Tereza”. Por kur protestuesit u drejtuan nga xhamia e E’them Beut dhjetera forca policore ishin bërë gardh për të ndaluar marshimin paqësor  të protestuesve drejte kryeministrise dhe ambasades se Izraelit. Regjimi i trembur i Edi Rames kishte dhene urdhër në sallën operative për ndalim të manifestimit te shqiptareve kunder regjimit te Izraelit.

Protestuesit të gjendur përballë një kufizimi lirie pa të drejtë kërkuan shpjegime nga zyrtarët e policisë, por u përballën me arrogancë dhe mospërfillje. Të indinjuar protestuesit kërkuan të vazhdonin rrugën por u ndaluan. Pas disa minutash, protestuesit u kthyen aty ku nisen protestën dhe më pas u larguan të indinjuar nga sjellja fashiste e policisë së Edi Ramës që tregoi se ka frikë nga muslimanët dhe përdor policinë për ti ndaluar ata per te protestuar kunder fashizmit izraelit.

Tubimi i sotem i Tirane dha një mesazh te qartë nga muslimanët shqiptare te cilet qendrojne me Hamasin, Palestinen dhe kunder Izraelit dhe mbeshtetjes qe regjimi islamofobik i Edi Rames ben ndaj regjimit kriminal te Benjamin Netanyahut.

Me poshte jane disa video nga protesta e Tiranes kunder Izraelit, pro Palestines. /Gazetaimpakt

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne