Regjistrimi, shpërngulja dhe depopullimi i popullsisë së Kosovës

Nga Faik Miftari
Pasi që gjendemi në prag të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë i cili do të mbahet prej datës 5 prill gjer më 17 maj 2024 në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, e pashë të udhës që me këtë vështrim të elaborojë regjistrimin, shpërnguljen dhe depopullimin e popullsisë së Kosovës. Regjistrimi i popullsisë në Kosovë për herë të fundit është realizuar në vitin 2011 me ç’rast në Republikën e Kosovës kanë qenë të regjistruar 1.739.825 banorë rezident. Edhe pse zakonisht regjistrimi mbahet çdo 10 vjet, regjistrimi i radhës do të duhej mbajtur në vitin 2021, por u prolongua për 3 vite me siguri për shkaqe subjektive dhe objektive nga Agjencioni Statistikor i Kosovës.
Për herë të parë pas Luftës së dytë botërore , me ç’rast Kosova ishte në kuadër të ish Jugosllavisë, regjistrimi u mbajt në vitin 1948, pastaj kanë vazhduar regjistrimet në vitet 1953, 1961, 1971, 1981 dhe 1991. Është indikative se gjatë çdo regjistrimi të mbajtur në Kosovë gjatë periudhës gjersa Kosova ishte në kuadër të ish Jugosllavisë, Kosova ka shënuar rritje apo shtim të popullsisë rezidente. Ashtu që gjatë regjistrimit të mbajtur në vitin 1948 Kosova kishte 727.820 banorë, në vitin 1953, 808.141 banorë, në vitin 1961, 963.959 banorë, në vitin 1971, 1.243.693 banorë, në vitin 1981, 1.584.440 banorë dhe në vitin 1991 me ç’rast shqiptarët në Kosovë kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë, Kosova ka pasur sipas vlerësimit të përafërt rreth 1.956.196 banorë.
Regjistrimi i parë pas luftës në Kosovë, 1998-1999, u mbajt tek në vitin 2011 me ç’rast Republika e Kosovës ka pas 1.739.825 banorë rezident, që për herë të parë Kosova ka shënuar ulje të popullsisë prej rreth 200.000 banorë në krahasim me vitin 1991. Ky trend me siguri do të shënojë ulje të popullsisë rezidente në Kosovë edhe në regjistrimin që do të mbahet së shpejti në Kosovë. Në vitin 2009 gjersa isha kuvendar i Komunës së Prizrenit, gjatë një seance të mbajtur të Kuvendit, mora fjalën për të diskutuar rreth ndërtimeve të mëdha që ishin duke u zhvilluar në zonat rurale(fshatra) të komunës së Prizrenit, vend e pa vend, nevojë e pa nevojë, të objekteve të reja shkollore dhe ambulancave, krahas objekteve ekzistuese që ishin në fshatra dhe plotësonin nevojat e banorëve.
Edhe pse kuvendarë tjerë shfaqën kritika ndaj këtij diskutimit tim, me ç’rast përveç tjerash theksova se:” në një ardhme të afërt shkollat e reja, ambulancat e reja, e besa edhe xhamitë e reja që po ndërtohen në zonat rurale, do të mbesin si relikte të kohës, pasi që shkollat së shpejti do të mbesin pa nxënës dhe arsimtarë, ambulancat pa pacientë dhe doktor, si dhe xhamitë pa xhemat e imam”. Nuk kaluan as 15 vite nga ky diskutim, ky parashikim për fat të keq po realizohet tani në praktikë, dhe gjersa po shkruaj këtë vështrim bashkëshortja ime arsimtare më tregoi një rast shumë prekës, me ç’rast në bisedë me një mësuese të një fshati të komunës Prizrenit,ajo i kishte vetëm 7 nxënës në klasë dhe së shpejti pritej që dhe 2 nxënës të braktisin shkollën, ashtu që do të mbetet me vetëm 5 nxënës, gjë që rrezikon mbylljen e klasës dhe humbjen e vendit të punës së mësueses. Në bashkëbisedim shoqja më tregoi edhe për një rast tjetër ku mësimi mbahej me vetëm 1 nxënës në klasë, në ciklin e ultë të një shkolle të një fshati.
Ky është rezultat i shpërnguljes së banorëve nga zonat rurale në zonën urbane të Prizrenit si dhe të shpërnguljes së të rinjve drejt shteteve të perëndimit, e tani do të arrij kulminacionin me liberalizimin e vizave për shtetet e Shengenit të Bashkimit Evropian, si dhe të Zvicrës dhe Norvegjisë. Gjatë këtyre ditëve në Kosovë po vërehet një “heshtje ” në zonat rurale dhe urbane në Kosovë, përveç Prizrenit si qytet i vjetër historik dhe me trashëgimi të pasur kulturore , me ç’rast gjatë ditëve të vikendit gjatë tërë vitit vizitohet nga një fluksi i madh i qytetarëve nga qytetet tjera të Kosovës, por edhe të bashkëkombësve tanë nga Shqipëria, Maqedonia, diaspora, si dhe turistëve të shumtë nga Turqia, Arabia, si dhe të shteteve të ndryshme të Evropës, e besa edhe nga Japonia e largët.
Si rezultat i shpërnguljes masive të popullatës, kryesisht të rinjve drejt shteteve të Perëndimit, sektori publik, e sidomos i ndërtimtarisë dhe hotelerisë po ballafaqohet me mungesën e fuqisë punëtore, ashtu që tani veç po mund të shohim punëtorët e huaj të ardhur nga Shqipëria,Turqia, Bangladeshi e shtete tjerë, që janë punësuar nga kompanitë dhe bizneset vendore të Republikës së Kosovës. Krahas shpërnguljes të popullsisë e cila i ka tejkaluar të gjitha shpërnguljet të popullsisë gjatë shekullit të fundit, që kanë ndodhur gjatë viteve 1912-1915, 1929-1939, 1955-1960 si dhe 1990-1995 si rezultat i presionit politik nga pushtuesi serb, tani ky trend i shpërnguljes më të re në shek. XXI po ndodh jo për shkak të presionit politik, por për shkak të presionit ekonomik dhe trendit që të shkohet në Evropë gjithqysh për punë dhe jetë më të mirë, me ç’rast rrezikohet që Republika e Kosovës në një të ardhme të afërt të mbetet me vetëm 1 milion banorë rezident.
Krahas kësaj duhet shtuar edhe depopullimin e popullsisë së Kosovës, i cili ka nis nga pandemia e vitit 2020 dhe ka vazhduar me vaksinimin gjatë vitit 2021, i cili jo vetëm në Kosovë por edhe në mbarë botën, është me pasoja shqetësuese nga efektet anësore të shkaktuara nga vaksinimi kundër Covid-19. Si rezultat i vaksinimit kemi jo vetëm shtimin e rasteve të vdekjes por edhe shtimin të sëmundjeve të ndryshme duke nisur nga sulmet në zemër, sulmet në tru, pneumoni, kancerit, demencës, e rasteve tjera të sëmundjeve të ndryshme që janë përhapur me të madhe në Kosovë.
Është shqetësuese rritja e numrit të rasteve të reja të kancerit të paraqitura së fundi. Sipas raportit të klinikës së onkologjisë të QKUK-së, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 2000 raste të reja me kancer, për dallim nga viti 2022 kur janë regjistruar 1750 raste të reja të kancerit, ndërsa ky trend ka vazhduar edhe gjatë dy muajve të parë të këtij viti, janar-shkurt 2024, me 280 raste me tendencë rritjeje.
Duke filluar nga viti 2021 e gjer në ditët e sotshme vazhdojnë të vdesin papritmas, krahas pleqve, kryesisht persona të moshës së mesme dhe persona të rinj, që po hasen të vdekur kudo, në shtëpi, në banesë, në lokal, në vend pune, në oborr, në rrugë, në mal, në zyre, në ballkon, në shkallë, në xhami, në kishë, në park, në aeroplan, në autobus, në veturë,në fusha sportive, etj. Raste të tilla të vdekjeve papritmas nuk janë shënuar dhe hasur kurrë më parë. Sa i përket numrit të vdekjeve, do të paraqes statistikat e vdekjeve në komunën e Prizrenit gjatë viteve 2019-2023. Gjersa në vitin 2019 para pandemisë kemi pas 874 raste të vdekjeve (mesatarja mujore 73), si pasojë e pandemisë kemi pas rritje enorme të vdekjeve, ashtu që në vitin 2020 janë shënuar 1502 raste të vdekjeve (mesatarja mujore 125), ndërsa në vitin 2021, 1474 raste të vdekjeve (mesatarja mujore 123). Edhe pas përfundimit të pandemisë numri i vdekjeve në komunën e Prizrenit ka vazhduar të shënojë rritje, tani si pasojë e efekteve anësore të vaksinimit, ashtu që në vitin 2022 janë shënuar 1077 raste të vdekjeve(mesatarja mujore 90), që ishte një rritje prej 23% në krahasim me vitin 2019 para pandemisë, ndërsa në vitin 2023 kishim 1001 raste të vdekjeve(mesatarja mujore 83), që është një rritje prej 15% në krahasim me vitin 2019. Ky trend i rritjes së vdekjeve në komunën e Prizrenit ka vazhduar edhe gjatë këtyre dy muajve të vitit 2024, janar-shkurt, me ç’rast kemi 193 raste të vdekjeve(mesatarja mujore 96) që është një rritje prej 30% në krahasim me vitin 2019, ku mesatarja mujore ishte 73 raste.
Në përfundim të këtij vështrimi, do të përmbyll me një citim të publicistit kroat, i cili jep shpresë dhe kurajo, që të qëndrojmë dhe të rezistojmë përball sfidave me të cilën po ballafaqohet tani jo vetëm Kosova, por edhe bota, me besim se në një të ardhme të afërt kjo do të tejkalohet në saje të ndërhyrjes së Zotit-Krijuesit Fuqiplotë. Petar Jasaku, përveç tjerash cek se: “Të dini, kur të mendoni se gjithçka ka marr fund, kur të humbni çdo fije shprese, kur lëshoni duart poshtë, atëherë Krijuesi i juaj ndërhyn, i shpërblen më të guximshmit dhe më te logjikshmit. Kurrë mos e humbni shpresën, sikurse nuk e humbim as ne.“/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne