Rekordi, Albana Vokshi me 9 funksione në PD!

Për të kuptuar konceptin që ka Berisha për partinë, mjafton të shohësh centralizimin e tejskajshëm të pushtetit brenda PD te të besuarit e tij.

Rasti i deputetes A. Vokshi është më tipiku.

Ajo mban plot 9 funksione në partinë “e hapur” të Doktorit.

Zonja është njëkohësisht:

1. Deputete

2. Kryetare LDG

3. Kryetare Komisioni Hetimor

4. Nenkryetare Grupi

5. Zv.presidente PPE Women

6. Anetare e Asamblese se KiE

7. Kryetare e KOKOE

8. Anetare e Kom.Shendetesise

9. Anetare e Kryesise.

Asnjë funksionar i lartë i Komitetit Qendror të PPSH-së apo i Byrosë Politike në kohën e regjimit Hoxha, nuk ka pasur asnjëherë kaq shumë funksione njëkohësisht. Vetë Enver Hoxha nuk ka pasur kaq shumë pozicione partiake në të njëjtën kohë.

Të merremi vesh, ky nuk është sulm ndaj deputetes Vokshi, por është një tregues i konceptit që ka për hapjen dhe për prurjet e reja organizata politike PD që ka për drejtues një të sanksionuar “Non grata” nga SHBA-të për korrupsion dhe minim demokracie.

Njëkohësisht, ky është edhe një mesazh i qartë për zonjat e nderuara rishtare që i janë bashkuar vathës, qoftë më vonë apo më herët, të mos harrojnë se atje i mirëpret Albana me nja dy që ua kam harruar emrat (më duket se njëra është nga Elbasani dhe ajo tjetra nga Vlora)./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne