Gëzim Zilja
Zoti Berisha!
Në një intervistë me gazetarët më 19.09.2026 lidhur me ndërtimin e Muzet Hebraik në Qendrën Historike, të Vlorës ju u shprehët: “Partia Demokratike është një parti e tolerancës fetare dhe e respektit të pafund. Ajo nuk pajtohet, në mënyrë absolute, me asnjë qëndrim antisemit. As anti-feve të tjera. Përderisa ata kanë pasur një bllok të tyre, një zonë të tyre ku kanë jetuar ato familje, ndërtohet një muze në kujtim të kësaj historie. Unë e quaj pozitive.”
Kjo deklaratë është sa e shëmtuar aq dhe e pavërtetë. Ne jemi një “grusht” qytetarësh vlonjatë por kauza jonë nuk është antisemitizmi. Etërit tanë dhe ebrenjtë, që kanë jetuar në Vlorë dhe brezi im kemi shkuar shumë mirë më ebrenjtë, jo vetëm gjatë luftës por derisa ata janë larguar nga Vlora më 1990. Shumë nga vlonjatët madje vazhdojnë miqësinë me ta edhe sot e kësaj dite. Sa i përket kauzës sonë ne jemi shprehur qartë: JO MUZE EBRAIK (tre godina moderne të stërmëdha) NË QENDRËN HISTORIKE TË VLORËS për arsye se ato zenë gjithë pamjen jo vetëm të klubit Labëria, por kalojnë në hije krejt Qendrën Historike të lagjes së famshme Muradie. Jo vetëm kaq, por janë shkelur në mënyrën më skandaloze të gjitha ligjet komëtare dhe ndërkombëtare për Qendrat Historike. Sa për dijeni në atë lagje nuk ka banuar asnjë ebre, si shpreheni ju. Ne do të vazhdojmë protestat dhe rrugën ligjore, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Ne nuk e kemi luftën tonë as me PD-në e Vlorës dhe as me ebrejtë. Ne luftën e kemi me Këshillin Bashkiak Vlorë, me ministrinë e Kulturës dhe Kryeministrin tradhëtar (jo vetëm në këtë në këtë rast por dhe për Sazanin e Zvërnecin ju jeni të një mendjeje me Ramën) që të anullojnë ndërtimin e muzeut ebraik në Qendrën Historike. Vetëm dy shenja kanë mbetur në Vlorë nga periudha e lavdishme e Pavarësisë: Godina e Klubit Labëria dhe Muzeu Pavarësia në Skelë. Rilindja me pyllin orbital, piramidën e dheut, gropat pa kuptim, dhe kullat në krah të saj, do e shembin fare. Ato e kanë katandisur Muzeun e Pavarësisë, pothuaj të padukshëm dhe vend pushimi për qentë endacakë.
Tërhiqi fjalët që na ke akuzuar zoti Berisha! Kërkoju falje atyre vlonjatëve që protestojnë për mbrojtjen e Qendrës Historike, për mbrojtjen e trashëgimisë kulurore dhe historike. Nuk fitohen pikë, duke iu servilosur të huajve e duke mohuar historinë e Shqipërisë dhe përpjekjet e patriotëve vlonjatë për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Servilizmi juaj dhe të gjithë politikanëve të pas viteve nëntëdhjetë ndaj të huajve, është poshtërues, pengon zhvillimin normal të vendit dhe nuk të sjell në pushtet./fb
















