Reporterët pa Kufi parashtruan ankesë të dytë në GJNP për vrasjen e gazetarëve palestinezë në Gaza

Organizata joqeveritare me seli në Paris, Reporterët pa Kufi (RSF), tha se ka parashtruar një ankesë të dytë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) për shtatë gazetarë palestinezë të vrarë në Gaza nga 22 tetori deri më 15 dhjetor.

Në kumtesën e RSF-së thuhet se në përgjigje të tragjedisë së vazhdueshme në Gaza, ka parashtruar ankesën e saj të re në lidhje me “krimet e mundshme të luftës” nga forcat izraelite. “RSF i ka kërkuar prokurorit të GJNP-së (Karim Khan) të hetojë të gjitha vdekjet e gazetarëve palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite që nga 7 tetori, aktualisht në total 66”, shtoi ai.

Montaser Al-Sawaf, një kameraman i pavarur i Anadolu-s, i cili u vra në sulmet ajrore izraelite më 1 dhjetor, është ndër gazetarët e përmendur në ankesë. “RSF ka bazë të arsyeshme për të besuar se gazetarët e përmendur në këtë ankesë ishin viktima të sulmeve që përbëjnë krime lufte”, thuhet në deklaratë.

Organizata joqeveritare tha se “gazetarët mund të jenë vënë në shënjestër të qëllimshëm si gazetarë”, prandaj po i përshkruan këto vdekje si “vrasje të qëllimshme të civilëve”. Ankesa e parë për krime lufte nga data 7 tetor u depozitua në GJND më 31 tetor dhe kishte të bënte me vdekjen e shtatë gazetarëve të tjerë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne