Rexhepi drejtonte kartelin e tij të drogës nga burgu

Gazetarja Yalile Loaiza, në një lidhje të drejtpërdrejt nga Ekuadori tha se Rexhepi drejtonte kartelin e tij të drogës nga burgu.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania ajo theksoi se arrestimi Dritan Rexhepit është shumë i rëndësishëm, duke theksuar se ky i fundit kishte krijuar lidhje me zyrtarë të lartë.

Mes tjerash ajo nënvizoi se vendin e Rexhepit mund ta zërë dikush tjetër që merret po me trafikun e kokainës.

“Rasti i Rexhepit, tregoi se si kriminelë të profilit të lartë mund t’i shpëtojnë autoriteteve në Ekuador. Anëtarët e kësaj mafie përdorin disa kompani për të trafikuar kokainë, nëpërmjet porteve ekuadoriane. Prandaj arrestimi i Dritan Rexhepit është shumë i rëndësishëm. Gjykatësi që i dha Rexhepit lirinë me kusht ka bërë të njëjtën gjë me shumë kriminelë të tjerë.

Rexhepi krijoi një strukturë kriminale në kohën që ishte në burg dhe lidhjet me disa nga zyrtarët apo me disa nga funksionarë të lartë, mund të vijnë nga koha kur ai u arrestua këtu në Ekuador. Vrasjet në Ekuador kanë lidhje të gjitha me trafikun e drogës. Tani që Rexhepi është jashtë kornizës, disa anëtarë të mafies të tjerë, mund ta zëvendësojnë atë. Këtu në Ekuador kemi dhe kartelët meksikanë që operojnë këtu”-tha ajo./Euronews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne