Rinasi nën komandën e antiterrorit, ndalohet hyrja e dijetarit Sheh Imran Hosein

Atmosferë e rëndë dhe masa të jashtëzakonshme sigurie janë raportuar sot në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku autoritetet shqiptare ndaluan hyrjen e dijetarit të njohur Sheh Imran Hosein. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se situata në Rinas ngjante më shumë me një aeroport izraelit sesa me një portë normale hyrjeje në Shqipëri.

Sipas dëshmive nga prania në terren, njerëzit janë mbajtur me orë të tëra në pritje, ndërkohë që shihen agjentë e persona të dyshuar si pjesë e strukturave të sigurisë duke vëzhguar çdo lëvizje. “Vetëm sot në aeroport mund të identifikoheshin mbi 10 spiuner që monitoronin situatën pa ndërprerje,” thuhet në rrëfimin e njërit prej të pranishmëve.

Sheh Imrani, 85 vjeç, dijetar i njohur me qindra ndjekës në botë, nuk është lejuar të hyjë në territorin shqiptar. Burime të sigurta tregojnë se urdhri për ndalimin e tij është dhënë nga strukturat e antiterrorit, me ndikim të drejtpërdrejtë diplomatik nga Ambasada e Izraelit në Tiranë.

Ajo që ka ngritur edhe më shumë dyshime është fakti se, ndërsa autoritetet në terren pretendonin se “po kryhej një verifikim rutinë”, disa portale të afërta me pushtetin kishin gati lajmin e ndalimit, çka tregon se operacioni ishte planifikuar paraprakisht.

Reagimet nuk kanë munguar. Sipas shumë qytetarëve, Shqipëria po rrëshqet drejt një shteti policor, ku çdo gjë ndodh me urdhra “nga lart” dhe ku askush nuk mban përgjegjësi.

“Rama po e kthen Shqipërinë si Izraelin një vend ku frika, survejimi dhe shtypja janë bërë pjesë e përditshmërisë,” thuhet në reagime të shumta online.

Ndërkohë, mediat e sponsorizuara nga pushteti janë parë që në minutat e para në vendngjarje, gati për të transmetuar versionin zyrtar të ngjarjes, ndërsa opinioni publik ende nuk ka marrë asnjë sqarim zyrtar mbi arsyet e ndalimit të dijetarit të moshuar./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Na ndiq