Robert Fico në gjendje serioze, por jashtë rrezikut për jetën

Kryeministri sllovak, Robert Fico, nuk është më në rrezik për jetën, pas atentatit me të cilin është përballur ditë më parë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Robert Kalinak mëngjesin e sotëm.

“Ai nuk është më në rrezik për jetë, por gjendja e tij vazhdon të jetë serioze dhe duhet të jetë në kujdes intensiv”, ka thënë Kalinak.

Personi i akuzuar për tentim-vrasje të kryeministrit ka dalë të shtunën para gjykatës/

I akuzuari, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71-vjeçar, e ka qëlluar me armë Ficon, pas një takimi qeveritar të mërkurën.

Fico është në pushtet prej kur partia e tij popullsitë e qendrës, Smer, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit të kaluar. /REL

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne