Rritet në 19.667 numri palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza

Me 214 viktima në 24 orët e fundit, është rritur në 19.667 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës ndaj të cilit Izraeli vazhdon sulmet që nga 7 tetori e deri më tani. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra në një deklaratë me shkrim informoi lidhur me sulmet izraelite që vazhdojnë prej 74 ditësh.

Al-Qudra tha se në 24 orët e fundit Izraeli ka kryer masakra në të gjitha rajonet e Gazës dhe se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 214 persona ndërsa 300 të tjerë janë plagosur. Zëdhënësi Al-Qudra deklaroi se ka arritur në 19.667 numri i të vrarëve ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 52.586 në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë kundër Gazës nga 7 tetori e deri më tani.

– Nën rrënoja ka ende mijëra persona ndërsa në spitale ka ndaluar shërbimi

Duke tërhequr vëmendjen se shumë persona ndodhen ende nën rrënoja, Al-Qudra tha se për shkak të sulmeve nëpër spitale ka ndaluar shërbimi dhe se sektori shëndetësor ka rënë.

“Mijëra pacientë, gra, fëmijë dhe të plagosur nuk kanë mundur të trajtohen”, nënvizoi Al-Qudra i cili shtoi se është i habitur përballë heshtjes së komunitetit ndërkombëtar i cili shikon masakrat që Izraeli kryen në Gaza para syve të gjithë botës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress