Rritet në 33.207 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 33.207. Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë prej 185 ditësh.

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit 32 palestinezë të tjerë u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Thuhet se numri i personave të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 33.207 dhe numri i të plagosurve u rrit në 75.933.

Në deklaratë theksohet se ende ka trupa të pajetë nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së ushtarëve izraelitë, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne