Rusia: Izraeli shkel të gjitha normat e ligjit humanitar në Gaza

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, vuri në dukje se Izraeli shkel të gjitha normat e ligjit humanitar në Gaza. Lavrov bëri deklarata lidhur me çështjet aktuale në Forumin e 10-të Ndërkombëtar “Primakov Readings” i cili mbahet në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, Lavorv deklaroi: “Dhuna ka rrezik të përhapet në Liban. Këtë e ka njoftuar edhe administrata izraelite. Janë paraqitur disa kërkesa. Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar, përfshirë aleatët e Izraelit, do ta kuptojnë se kjo qasje është e dëmshme”.

Duke deklaruar se situata në Rripin e Gazës është “katastrofike” Lavrov tha: “Ne kundërshtojmë metodat që përdor Izraeli këtu. Unë u befasova shumë që zyrtarët izraelitë thanë se metodat e përdorura ishin të drejta dhe deklarata e një zyrtari izraelit, që është shumë e tmershme, ku ai u shpreh se ‘atje nuk ka civilë, të gjithë janë terroristë nga mosha 3-vjeçare’. Administrata e Izraelit shkel të gjitha normat e ligjit humanitar”.

Lavrov më tej ndau shpresën se Izraeli do të dëgjojë zërat që shumë vende në botë knaë ngritur lidhur me situatën në Gaza.

Në vlerësimin e tij për qasjen e Perëndimit ndaj situatës në Gaza, Lavrov u shpreh: “Po zbatohen standarde të dyfishta. Për gjysmë viti në Gaza kanë vdekur 35 mijë palestinezë dhe më shumë se dyfishi i këtij numri janë plagosur. Ndërsa në luftën 10-vjeçare në Donbas, numri i civilëve të vrarë nga të dyja palët nuk është as edhe gjysma e kësaj”.

Duke deklaruar se marrëdhëniet me Izraelin janë “të mira” dhe se ata janë në favor të garantimit të sigurisë së Izraelit në çdo rrethanë, Lavrov vuri theksin se procesi i krijimit të shtetit palestinez është bllokuar prej vitesh. “Tani, nëse shikoni se çfarë kontrollon në të vërtetë Palestina, është e vështirë të mendohet krijimi i shtetit në këto territore”, deklaroi Lavrov./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne