Rusia mbështet rinovimin e marrëveshjes për uljen e kuotës së prodhimit të naftës

Rusia mbështet rinovimin e akordit të arritur me organizatën e vendeve prodhuese të naftës OPEC, për uljen e kuotës së prodhimit të naftës.

Aleksandër Novak, ministër i energjisë në Rusi, tha se vendet anëtarë dhe jo anëtare të OPEC-ut janë dakord për rinovimin e marrëveshjes për uljen e kuotës së prodhimit edhe për 6 muajt e ardhshëm. Dimitri Peskov, zëdhënës i Kremlinit tha se bisedimet mes vendeve anëtare dhe jo anëtare për uljen e kuotës së prodhimit të naftës, po vazhdojnë. OPEC-u ka rënë dakord që në 6 muajt e parë të vitit 2017 çdo ditë të ulë 1.2 milion fuçi naftë dhe kuotën e prodhimit ta cojë në 32.5 milion fuçi në ditë. Rusia ka rëndë dakord që prodhimin e saj të naftës ta ulë me 300 mijë fuçi në ditë. Aktualisht kompanitë ruse të naftës në ditë prodhojnë rreth 11 milion fuçi naftë. Që nga ulja e kuotës së prodhimit të naftës, çmimi i arit të zi është rritur me 25% dhe sot çmimi i naftës është afër 50$ për fuqi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne