Sali Berisha: Propaganda u servir shqiptarëve vjedhjen e zgjedhjeve, si fitore të Edi Ramës

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Edi Rama pasi ka vendosur të gjithë mekanizmat e asgjësimit të votës së lirë, “ka krijuar propagandën e tmerrshme të mashtrimit të shqiptarëve”, e cila ditë e natë, shndërrimin e krimit në votë dhe votës në krim, ua servir shqiptarëve si fitore elektorale

“Pasi ka vendosur të gjithë mekanizmat e asgjësimit të votës së lirë, ka krijuar propagandën e tmerrshme të mashtrimit të shqiptarëve, e cila ditë e natë, shndërrimin e krimit në votë dhe votës në krim, ua servir shqiptarëve si fitore elektorale të Edi Ramës.

Propagandë e cila ndryshimin e qendrave të 1.3 milionë shqiptarëve dhe lënien e qindra mijërave prej tyre pa votuar, ua servir shqiptarëve si fitore të Edi Ramës. Përsorimin e xhelatëve, e vrasësve serial për të terrorizuar zgjedhësit, ua servir shqiptarëve si fitore të Edi Ramës.

Mos u çudisni miq, sepse propaganda para kësaj, kasaphanën e luftës së klasave e servirte si kulmin e demokracisë. Këta faqezinj, këta lakej të lidhur këmbë e xhep me diktaturën e bandave dhe krimit, mashtrojnë çdo orë, çdo ditë shqiptarët.

Këta janë raca më e shpifur, këta janë xhelatë të votës së lirë, njëlloj si Edi Rama sepse bëjnë avokaturën e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim. Këta bastardë pa moral u servirin shqiptarëve për votë, atë që është dhunë.

U servirin shqiptarëve për votë, atë që është blerje. U servirin shqiptarëve për votë, atë që është produkt kriminal i shtetit elektoral. Harrojnë këta mjeranë që mashtrojnë shqiptarët çdo ditë, ndonjëherë edhe me petkun e pseuopozitarit, krimtoavoketër të krimit elektoral.

Harrojnë se me qëndrimet e tyre, se me mashtrimet e tyre, janë shndërruar në vegla të verbërta të shkatërrimit të një kombi, i cili para syve tanë po tretet, po shkatërrohet, po braktis masivisht Shqipërinë”, tha Berisha. /Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne