Sali Berisha: Sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja në Vuno është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama, ka marrë në Vuno, tokë sa gjysma e Tiranës në vitet fillim të viteve ’90. ‘Sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Po miq, territori, sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks 224 mijë metër katrorë, është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90. E kuptoni që ka bërë kërdinë ky lubi i pangopur?

Ky njeri që u thotë shqiptarëve tre muaj më parë se unë dhe e ndjera nëna ime, nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë. Sikur nëna e tij e ndjerë nuk ishte Aneta Rama Koleka, palë në gjyq për të marrë tokën dhe kërkesa të tjera.

Miqtë e mi, Edvin Gjipeja nuk është rrezik vetëm për Gjipenë. Ai është një rrezik i madh për të gjithë Bregun e Shqipërisë. Për të gjitha trojet e Himarës.

Kjo Gjipeja u zbulua rastësisht nga një gazetar, të cilin ia njoh për meritë të madhe zbulimin. Po sa Gjipeja të tjera ka që ne nuk i dimë akoma?

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne