Sali Berishës i hedhin spraj dhe ujë, kreu i PD-së lëndohet gjatë protestës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbetur i lënduar në protestën që po mban sot opozita.

Në një moment tensioni mes turmës së protestuesve dhe policisë afër AKSHI-t, raportohet se Berisha ka pësuar lëndime në sy, për shkak të hedhjes së spraiut.

Menjëherë pas kësaj situate, kryetarit të PD i kanë ardhur në ndihmë deputetët që ndodheshin me të, ndërsa mësohet se i janë dashur disa minuta që lideri demokrat të marrë veten.

Po ashtu mësohet se ai është lagur nga hedhja e ujit nga autobotët e policisë. Për disa momente Berisha nuk është ndjerë mirë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne