Sejid Ali Khamenei thirrje studentëve amerikanë: Qëndroni në anën e së drejtës!

Nga Al Mayadeen anglisht

Udhëheqësi suprem i Iranit Sayyed Ali Khamenei i ka drejtuar nje leter publike studentëve pro-palestinez protestues në Shtetet e Bashkuara, duke përshëndetur përpjekjet e tyre dhe duke i shpallur ata një “degë eë Frontit të Rezistencës”. Pas një rritje masive të solidaritetit me Palestinën pas gjenocidit brutal të Izraelit në Gaza, studentët amerikanë kanë shkaktuar lajm ne mbare boten duke demonstruar, dhe bërë thirrje për fundin e pushtimit izraelit dhe dhenien fund ndaj mbeshtetjes së SHBA-së ndaj gjenocidit ne Gaza.

Sayyed Khamenei e fillon letrën duke vlerësuar përpjekjet e studentëve, duke shprehur ndjeshmërinë dhe solidaritetin e tij dhe duke i lavdëruar ata që qëndrojnë në anën e duhur të historisë, ndërsa rryma e historise po ndryshon. Ai e përshkruan luftën e tyre si një luftë “të nderuar” kundër qeverisë amerikane, e cila haptazi dhe me krenari mbron dhe mbështet pushtimin izraelit. Ai gjithashtu bën krahasime me luftën e tyre dhe atë të Frontit të Rezistencës qe drejton Irani, duke thënë se ekziston një qëllim përfundimtar: “T’i jepet fund shtypjes flagrante që rrjeti regjimi terrorist zionist i ka shkaktuar kombit palestinez për shumë vite.”

 

Perëndimi formoi “Izraelin”

Më pas, Udhëheqësi Suprem jep detaje për realitetin e pushtimit izraelit dhe si erdhi. Ai përdor metodat e torturës, sekuestrimin e paligjshëm të tokave, shtëpive, bizneseve dhe se si me mbështetjen britanike, Izraeli uzurpoi Palestinën.

Shtetet e Bashkuara më vonë do të bëheshin aleati më i madh i palëkundur i pushtimit, duke e zgjeruar këtë të fundit me mbështetje politike, ushtarake dhe ekonomike. “Në një akt të pamaturisë së pafalshme, Shtetet e Bashkuara hapën rrugën dhe ofruan ndihmë për prodhimin e armëve bërthamore nga regjimi,” thote Sayyed Khamenei.

Sejid Ali Khamenei më pas përshkroi se si Izraeli ka përdorur “politikën e tij të hekurt” kundër palestinezëve që nga fillimi, dhe vetëm e ka përshkallëzuar brutalitetin e tij kundër popullit të pambrojtur të Palestinës “duke shpërfillur plotësisht të gjitha vlerat morale, njerëzore dhe fetare”. Ajo ishte në gjendje ta bënte këtë sipas gjykimit të SHBA-së, sipas Sejid Khamenei, e cila nuk e dënoi dhe as nuk u përpoq të çmontonte “gjendjen e terrorizmit dhe shtypjes së vazhdueshme”. Aktualisht, në dritën e gjenocidit në Gaza, SHBA dhe aleatët kanë lëshuar më shumë deklarata hipokrite sesa reale, shtoi ai.

Ngritja e Rezistencës

Sejid Ali Khamenei më pas shpjegon ngritjen e Frontit të Rezistencës. Ai thotë se rezistenca islamike doli nga errësira dhe dëshpërimi dhe u zhvillua dhe u zgjerua nga Republika Islamike e Iranit. Përballë formimit të Rezistencës, Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe aleatët e tyre e kane cilësuar lëvizjen si “terrorizëm”. Por Khamenei kritikon etiketimin nga Perëndimi duke pyetur se si mbrojtja e tokave nga krimet e pushtuesit dhe ndihma e mbrojtësit mund të konsiderohet “terrorizëm”.

Duke bërë ndarjen në dy pjesë midis liderëve të hegjemonisë globale dhe Rezistencës Palestineze, Sejid Khamenei tregon se SHBA mjegullon konceptet njerëzore duke pretenduar se krimet e Izraelit janë akt vetëmbrojtjeje. Por ne fakt Rezistenca kunder pushtuesit eshte ajo që mbron lirinë, sigurinë. dhe të drejtën për vetëvendosje. Në dritën e zhvillimeve, ai konstaton se Rezistenca vetëm sa po forcohet.
Dhe dite fatlume presin Azinë Perëndimore.

Udhëheqësi suprem i Iranit pohon, në letrën e tij, se dielli do të lindë në Azinë Perëndimore, pasi “ndërgjegjja e njerëzve është zgjuar në një shkallë globale dhe e vërteta po del në dritë”.

Krahas protestave studentore që SHBA ka parë në mbështetje të Palestinës dhe Gazës, Sejid Aliu thote se kombet anembanë globit janë ngritur ne solidaritet me popullin e Palestinës. Më pas ai vlerëson mbështetjen e pedagogëve të universiteteve për kauzën e studentëve, duke thënë se kjo zbut presionin e ushtruar nga qeveria. “Kjo mund të ofrojë njëfarë ngushëllimi përballë brutalitetit policor të qeverisë suaj dhe presioneve që ajo po ushtron mbi ju.” Më tej, ai shton se personalisht ndjen simpati për studentët dhe vlerëson këmbënguljen e tyre.

‘Mos shtyp dhe mos u shtyp’

Sejid Ali Khamenei e përfundon letrën e tij duke ndarë fragmente nga Libri i Shenjtë i Muslimanëve, Kurani, për t’i udhëhequr studentët në luftën për çlirim te Palestines.

Ai i nxit ata që të ngrihen për atë që është e drejtë, duke cituar vargun 11:112 të Kuranit: “Pra, jini të qëndrueshëm ashtu siç jeni urdhëruar”. Ai u jep atyre edhe një mësim për marrëdhëniet njerëzore, duke cituar Librin e Shenjtë ku Allahu thote: “Mos shtypni dhe mos u shtypni”./gazetaimpakt/english.almayadeen

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne