Seanca e Altin Dumanit në Kuvend, Jamarbër Malltezi godet deputetin Qefalia: Ky që mori shtëpi falas, po i raporton këtij që ka marrë 70 mln euro tendera nga Veliaj

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar me një shënim në faqen e tij në Facebook pas seancës së pyetjeve të Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve. Ndërkohë që ai fliste, përballë tij kishte persona te implikuar në çështje të ndryshme penale dhe të akuzuar jo vetëm nga opozita për shkelje te ligjeve.

Ai që mori apartament dhuratë po i raporton këtij në të majtë që ka përlarë mbi 30 milion € me 76 tendera të Bashkisë së Tiranës!

Qefalia i dha 400m2 tokë në Surrel me qera Bashkisë me çmim sikur të ishte apartament mes Tiranës”-shkruan Malltezi.

Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë i ka paguar më shumë se 72 mijë euro qira administratorit të njësisë Dajt, Kujtim Qefalia për 400 metër katrorë tokë në Surrel, në të cilën është ndërtuar një depo uji për Ujësjellësin, raportoi Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi në shoqërinë e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës.

“Shoqëria “UKT” Tiranë” Sh.a ka lidhur kontratë date 12.06.2019 me subjektin K.Q me objekt “Marrja me qira e tokës mbi të cilën është ndërtuar depo uji me vendodhje në Fshatin Surel, njësia administrative Dajt” me sipërfaqe 511.65 m2 për përdorim toke. Kohëzgjatja e kontratës 1 vjeçare, është me të drejt rinovimi, me vlerë qiraje 173.9 mijë lekë në muaj,” thuhet në raportin e KLSH.

Kujtim Qefalia është vëllai i deputetit socialist Xhemal Qefaliaj dhe një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave nga Bashkia e Tiranës. Por veç milionave të tenderave, zoti Qefaliaj ka marrë edhe kontratën e qira, e cila i garanton atij 1700 euro në muaj para taksave, një fat që nuk e kanë patur bashkëfsharët e tij të tjerë në Surrel.

Por sipas KLSH-së edhe kjo kontratë ka parregullsi, pasi sipërfaqja e tokës për të cilën paguhet qira është më e madhe se sa sipërfaqja fizike që ka zënë depo.

“Rrethimi i depos ujit të ujësjellësit (Depo uji, pusetë dhe objekt të Shërbimit (sistem kamera, manovrator etj) është 401.5 m2. Ndërkohë sipërfaqe sipas planimetrisë së kontratës është 511 m2, diferenca =109.5 m2 x 340 lekë m2/muaj =37,230 lekë në muaj x 41.5 muaj (12.06.19 data e lidhjes kontratës deri më 30.11.22 që përfundon auditimi = 1,545,045 lekë përfituar tepër,” thuhet në auditimin e KLSH.

Sipas audituesve të KLSH, për shkak të diferencës së sipërfaqes Ujësjellësi i ka paguar mbi 15 mijë euro më tepër si qira zotit Qefaliaj dhe kjo përbën dëm ekonomik.

“Vlera 1,545,045 lekë përbënë dëm ekonomik për Shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” Sha dhe Buxhetin e Shtetit dhe duhet të dëmshpërblehet nga përfituesi,” rekomandon KLSH

Pas këtij rekomandimi, Ujësjellësi i Tiranës njofton KLSH-në se ka ndërprerë pagesat e qirasë për disa muaj deri në rekuerimin e dëmit. Por kontrata me qefaliajn është rinovuar sërish.

“Eshtë njoftuar Z.Kujtim Qefalia për përmbushjen vullnetare të detyrimit të përcaktuar në Rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kontrata e qirasë nuk është rinovuar nga data 12.06.2023 dhe nga kjo datë (për shtatë muaj) nuk është kryer asnjë pagesë qiraje për përdorimin e truallit të Z.K.Q dhe në vazhdim. Pasi të rikuperohet vlera e lënë për tu arkëtuar do të bëhet kontrata e re,” njofton Ujësjellësi i Tiranës për Kontrollin e Lartë të Shtetit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne