Izraeli tërhoqi ambasadorët nga Irlanda dhe Norvegjia

Izraeli tërhoqi sot ambasadorët e tij nga Irlanda dhe Norvegjia për shkak të vendimit të tyre për të njohur shtetin e Palestinës. Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Jashtme të Izraelit thuhet se ministri i Jashtëm, Yisrael Katz ka thirrur “urgjentisht” ambasadorët izraelitë në Dublin dhe Oslo për konsultime.

Thuhet se ambasadorët u thirrën për shkak të njoftimit të Irlandës dhe Norvegjisë se do të njihnin shtetin e Palestinës. Katz tha se nëse Spanja vendos të njohë shtetin e Palestinës, do të ndërmarrë një hap të ngjashëm dhe do të tërheqë ambasadorin izraelit nga Madridi.

Pas Irlandës, Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë sot në një deklaratë njoftoi se do ta njohë Palestinën në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB)./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne