Turqia përshëndet njohjen e shtetit të Palestinës nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia

Turqia ka përshëndetur njoftimin e bërë nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia për njohjen e shtetit të Palestinës, bën të ditur Ministria turke e Punëve të Jashtme.

“Jemi shumë të kënaqur me njoftimet nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia se do të njohin shtetin e Palestinës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Deklarata nënvizoi se njohja e Palestinës është një kërkesë e së drejtës, drejtësisë dhe ndërgjegjes ndërkombëtare, duke shtuar:

“Është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në drejtim të rikthimit të të drejtave të uzurpuara të popullit të pushtuar palestinez dhe që Palestina të fitojë statusin që meriton në komunitetin ndërkombëtar. Si Türkiye, ne do të vazhdojmë të përpiqemi që më shumë vende të njohin Palestinën”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne