Senatori amerikan: Sulmi i mundshëm tokësor i Izraelit “do të jetë fatkeqësi për civilët në Gaza”

Senatori demokrat i SHBA-së, Peter Welch tha se sulmi i mundshëm tokësor i Izraelit “do të jetë fatkeqësi për palestinezët e pafajshëm në Gaza”.

Në deklaratën e tij me shkrim, senatori demokrat nga shteti i Vermontit, Welch theksoi shqetësimet e tij për pasojat e mundshme të operacionit tokësor të planifikuar të Izraelit në Gaza.

“Nuk ka dyshim se një sulm i afërt tokësor do të ishte katastrofik për palestinezët e pafajshëm në Gaza dhe do të rrezikonte përpjekjet intensive për të shpëtuar pengjet”, tha senatori Welch.

Duke paralajmëruar se sulmi tokësor do të përkeqësonte më tej kushtet e rënda në Gaza, Welch tha se Izraeli ka përgjegjësinë për të mbrojtur civilët palestinezë që jetojnë në Gaza, duke përfshirë 1 milion fëmijë.

– “Kushtet humanitare në Gaza po përkeqësohen”

Welch kujtoi gjithashtu se më shumë se 5 mijë palestinezë janë vrarë deri më tani.

Ai potencon se 1 milion palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë janë zhvendosur dhe se “kushtet humanitare në Gaza janë shumë të këqija dhe po përkeqësohen çdo ditë”.

Welch tha se palestinezët e zhvendosur kanë mbetur pa çati mbi kokë dhe janë të privuar nga nevojat elementare si ushqimi, uji dhe ilaçet.

Senatori amerikan thotë se përpjekjet për ndihmë të OKB-së aktualisht nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne