Senatori Graham: Turqia një aleate e rëndësishme për të gjithë rajonin

Senatori republikan i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham u takua me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), i cili ka shkuar në Nju-Jork për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 74-ët të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në një deklaratë të shkurtër që bëri për gazetarët pas takimit senatori Graham tha se me Erdoanin kishte biseduar për zhvillimet në Siri dhe programin e avionëve F-35.

“Takimi kaloi shumë mirë. Mbështetja e Turqisë për sa i përket ruajtjes së integritetit të Sirisë, në luftën kundër DAESH-it në pjesën verilindore të vendit dhe në dështimin ushtarak të Beshar Esadit është e shumë e qenësishme. Dhe më e rëndësishmja është këtu fakti që Turqia po pengon masakrimin e 4 milionëve njerëzve që jetojnë në Idlib”,- tha Lindsey Graham.

Senatori amerikan u shpreh optimist për të ndërtuar marrëdhënie edhe më strategjike me Turqisë.

“Ka shumë rëndësi që Turqia të rikthehet në programin F-35 dhe ndoshta të bëjmë me të edhe një marrëveshje të tregtisë së lirë. Turqia nuk është një aleate e rëndësishme vetëm për Sirinë, por një aleate shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin”, theksoi Graham./trt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne