Rajoni

Serbia futet në një listë të zezë si shtet që shpërlan para e financon terrorizmin

Ish-presidenti i Serbisë, lideri Partisë Demokratike Serbe Boris Tadiç ka njoftuar se Serbia prej dje është gjendur në “listën e zezë” të organizatës ndërqeveritare FATF (Financial Action Task Force), organizatë kjo që lufton kundër larjes së parave dhe financimit të organizatave terroriste.

“Serbia prej dje është gjendur në ‘listën e zezë’, bashkë me Jemenin, Sirinë, Irakun, me shtetet që marrin pjesë në larjen e parave dhe institucionet e të cilave nuk e pengojnë derdhjen e parave për organizatat terroriste. Këtë qeveria jonë e fsheh nga opinioni”, u deklaroi Tadiq gazetarëve para selisë së partisë, raporton b92.net.

Ai ka shtuar se nga lista është përjashtuar Bosnja e Hercegovina, ndërsa Serbia është futur në të, gjë që e bën vendin e vetëm nga Ballkani në atë listë të vendeve të nxira”.

“Më shumë herë kam folur se njerëzit që sot janë në pushtet në Serbi janë ata që ilegalisht u kanë shiturarmë organizatave terroriste dhe entiteteve të ndryshme para-shtetërore në botë, e pasojë e kësaj është se Serbia tash është në listën e zezë”, ka thënë Tadiqi.

Sipas tij, vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare “SDP Oliver Ivanoviq “është në vazhdën e kësaj lidhjeje të krimti të organizuar, larjes së parave dhe lidhjeve të Serbisë me shtetet më të zeza në botë”.

E gjithë kjo është e lidhur në një sistem të përbashkët, e kjo është lidhja e shtetit me krimin e organizuar, që prodhon rreziqe për jetën jo vetëm të qytetarit çfarë ishte Oliver Ivanoviqi, por për të gjithë qytetarët”, tha Tadiçi.

Ai e ka thirrur Aleksandar Vuçiqin që, si president aktual i Serbisë dhe kryetar i Këshillit për Siguri Kombëtare, t’i marrë në përgjegjësi të gjithë ata të cilët nuk e mbrojtën jetën e Oliver Ivanoviçit dhe të përgjigjet se çka ka bërë për ta mbrojtur Ivanoviqin dhe pse është futur Serbia në “listën e zezë”.

“Vrasja e Oliver Ivanoviqit është vrasja e katërt politike që në dy dekadat e fundit ka ndodhur në Serbi dhe ne jemi vendi i vetëm në territorin e Evropës ku ka ndodhur diçka që do të duhej të shkaktojë turp te të gjithë përfaqësuesit e shtetit”, ka thënë Tadiçi.

Përveç kësaj, ish-presidenti serb ka përkujtuar se Ivanoviqi para vrasjes ka tërhequr vërejtjen për kërcënimet që i janë bërë, si dhe se ka pasur bisedë për këtë në Agjencinë e Sigurisë dhe Inteligjencës, porse askush s’e ka mbrojtur atë.

“Çfarë ka bërë Serbia për t’u kyçur në procesin e mbrojtjes së jetës së tij. Shteti i cili nuk e mbron qytetarin e vet të rrezikuar është bashkëpjesëmarrës në rrezikimin e jetës së tij, e kjo edhe ndodhi”, ka thënë Tadiçi.

OPINIONE