SERBIA MILITARIZOHET, NE ANEN TJETER VIKTIMIZOHET !

Lufti Bilalli

Kjo taktik e shkive duhet zberthy, qe te jemi pergaditur ne qdo moment!

Militarizimi i Serbisë rrezikon stabilitetin në Ballkanin Perėndimor !
Serbia ka pajisur avionët e saj luftarakë MiG-29 me raketa kineze CM-400AKG, duke ngritur aftësitë goditëse të forcave ajrore serbe. “Serbia është bërë vendi i parë në Evropë që përdor këtë lloj rakete në avionët luftarakë (revistës ushtarake “Military Watch). CM-400 është një familje raketash balistike supersonike kineze, të lëshuara nga ajri, e cila përfshin gjithashtu variante kundër anijeve dhe antiradarëve, të prodhuara nga Korporata Kineze e Shkencës dhe Industrisë Hapësinore.

Raketa CM-400AKG është një nga pajisjet më të përfolura në arsenalet moderne të raketave, veçanërisht në Azi, ku tensionet dhe garat e armatimeve po evoluojnë me shpejtësi. E zhvilluar nga Kina dhe e tregtuar për eksport, kjo raketë ajër-tokë me shpejtësi të lartë është përqafuar nga Forcat Ajrore të Pakistanit. “Shpejtësia e raketës mund të kalojë Mach 6 (rreth 6 herë shpejtësia e zërit, mbi 7 mijë kilometra në orë), çka i jep MiG-29 serbe aftësi goditëse hipersonike”, Raketa ajër-tokë CM-400AKG (raketë që lëshohet nga avioni dhe godet objektiva në tokë) përdor navigim inercial dhe satelitor.. Ka një rreze operative 250 km (160 mile). Jashtë Kines vetem dy vende (Pakistani dhe Serbia) kanë në arsenalin e tyre raketen CM-400AKG./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne