Pas organizimit të një iftari nga kryeministri Edi Rama me përfaqësues të komuniteteve fetare dhe figura publike gjatë muajit të Ramadan, kanë ardhur reagime të ndryshme në rrjetet sociale dhe në opinionin publik.
Një prej reagimeve është edhe ai i teologut Justinian Topulli, i cili ka shprehur kritika të ashpra lidhur me pjesëmarrjen në këtë iftar dhe arsyet e tij.
Më poshtë është reagimi i plotë i Justinian Topulli:
Iftar me qafirin e sionistëve dhe Ali Babën e dyzetë hajdutëve
Çfarë interesi madhor apo domosdoshmërie jetike, mund të të bëjë bashkë në sofrën e iftarit, me qafirin lëpirës të sionistëve dhe Alibabën e dyzet hajdutëve?!
Mbajtja e fshehtë e arsyeve dëmton rëndë reputacionin dhe ngre pikëpyetje mbi motivet. Njerëzit kanë të drejtë të informohen për të vërtetën, sepse kjo është fe e argumentit dhe e transparencës.
Nga Aishja (radijAllahu anha), përcillet se ka thënë:
“Një burrë kërkoi leje për të hyrë tek i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam!), dhe ai tha: “Jepini leje atij, sa vëlla i keq i fisit, apo bir i keq i fisit (që është)!” Por, kur ai hyri, ai (Profeti) i foli atij butë.
Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, the atë që the, dhe pastaj i fole atij butë.”
Ai tha: “O Aishe, me të vërtetë, më i keqi i njerëzve është ai, të cilin njerëzit e lënë – apo e braktisin – për t’u mbrojtur nga gjuha e tij e ndyrë (dhe e keqja e tij).” (Buhariu & Muslimi)/gazetaimpakt

















