Serbia në panik: Turqia po punon intensivisht në armatosjen e Kosovës

Sekretari shtetëror i ministrisë serbe të mbrojtjes, Nemanja Staroviç, ka deklaruar se disa vende, dhe mbi të gjitha, sipas fjalëve të tij, Turqia, po punojnë intensivisht në armatosjen, stërvitjen, përgjithësisht në trajnimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, “gjë që është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshjet e tjera përkatëse ndërkombëtare”.

Ai ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë se agjencitë kompetente serbe po e ndjekin me kujdes dhe po e informojnë udhëheqjen shtetërore për atë që po ndodh, kështu që “Serbia përmes të gjitha kanaleve në dispozicion i ka paralajmëruar” përfaqësuesit e Turqisë se është “absolutisht e papranueshme”, duke thënë se Turqia po i “dhuron” këto armë Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti publikisht i ka prezantuar dronët dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për faktin se Turqia po rrit kapacitetet e forcave të Kosovës me donacionet e armëve ofensive. Fatkeqësisht, nuk bëhet fjalë vetëm për dronë, por edhe për armë shumë të sofistikuara kundër-tank, mortaja dhe armë të tjera”, ankohet Staroviç.

Ai ka thënë se kjo “ngre nivelin e rrezikut dhe kërcënimeve, para së gjithash, ndaj popullatës serbe në Kosovë, por edhe ndaj Serbisë në tërësi”, duke shtuar se “kjo nuk është shkak për panik, ne kemi përgjigje për të gjitha këto dhe do t’i kemi së shpejti”.

“Është veçanërisht shqetësuese sepse Turqia do të marrë komandën e KFOR-it në vjeshtë, për herë të parë që nga themelimi i këtij misioni. Kjo nuk është mirë, nuk mund të ndikojmë në këtë vendim sepse kjo është ekskluzivisht në kompetencë të aleancës së NATO-s”, ka pretenduar Staroviç.

Ai shtoi se emërimi i një gjenerali nga Turqia si komandant i KFOR-it sjell “sfida shtesë për Serbinë/Faktebuzz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne