SHBA, aktivistët protestojnë në ndërtesën e Kongresit për armëpushim në Gaza

Aktivistët hynë në ndërtesën e Kongresit në SHBA dhe kërkuan armëpushim në Gaza. Anëtarët e grupit të aktivistëve “Mennonite Action” që reaguan ndaj sulmeve të Izraelit kundrejt palestinezëve, organizuan një protestë duke u ulur brenda ndërtesës së Kongresit në Washington me kërkesën për “armëpushim”.

Aktivistët, brohoritën në ndërtesën e Kongresit me slogane për ndalimin e sulmeve të Izraelit në Gaza. Në një deklaratë të bërë nga Mennonite Action u theksua se si pasojë e ndërhyrjes së policisë ndaj aktivistëve, u ndaluan 150 persona.

Ndërsa në një deklaratë me shkrim nga policia lidhur me çështjen u theksua se “Mbajtja e protestave brenda ndërtesave të Kongresit nuk lejohet, për këtë arsye filluam ndalimin e tyre pasi refuzuan të ndalin protestën”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne