SHBA, arrestohen 70 protestues pro-palestinezë që hynë në konsullatën e Izraelit

Policia në SHBA arrestoi 70 protestues pro-palestinezë të cilët hynë në hollin e konsullatës izraelite në San Francisco dhe të cilët kërkuan armëpushim në Rripin e Gazës.

Protestuesit u mblodhën para konsullatës izraelite në San Francisco dhe kërkuan armëpushim në Rripin e Gazës duke mbajtur pankarta me mbishkrimet si “Antisionizmi nuk është antisemitizëm” dhe “Palestina e lirë nga lumi në det”.

Një pjesë e protestuesve që brohoritën me sloganet “Palestina e Lirë” e lidhën veten pas dyerve. Policia e San Franciscos njoftoi se ka arrestuar 70 persona që hynë në holl dhe refuzuan të dalin nga ndërtesa./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne