Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin dhe homologu i tij izraelit, Yoav Gallant në një bisedë telefonike diskutuan për sulmin me raketa të Iranit ndaj Izraelit. Në deklaratën e Departamenti Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) thuhet se gjatë bisedës ku u diskutua për sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit, Austin përsëriti mbështetjen e SHBA-së për Izraelin kundër Iranit.
Duke shprehur kënaqësinë e tij për “mbrojtjen e koordinuar” kundër sulmeve të Iranit, Austin shprehu ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën në sulmin e armatosur në Jaffa, afër Tel Avivit.
Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit njoftoi se filloi një sulm ndaj Izraelit me dhjetëra raketa balistike. Pas lëshimit të raketave, sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin, veçanërisht në Tel Aviv./AA