Sulmi me raketa nga Irani, Albin Kurti mbështet shtetin zionist dhe harron gjenocidin

Kryeministri i Kosovës, vendit me shumicë muslimane, Albin Kurti, është shprehur i shqetësuar për sulmin me raketa të Iranit ndaj Izraelit, që erdhi si hakmarrje e qindra sulmeve të Izraelit ndaj Libanit dhe genocidit që po kryen në Gaza prej 1 viti.

Përmes një postimi në platformën “X”, Islamofobi Kurti nxiton të reagojë pro Izraelit duke thënë se mbështet të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur por nuk bëri Asnjë deklaratë ku të dënojë sulmet dhe gjenocidin e shtetit zionist ndaj muslimanëve në Palestinë dhe Liban.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar Kurti.

Albin Kurti mesaduket ka harruar që është kryeministër i një shteti me shumicë muslimane dhe mbështetja e një shteti tjetër që kryen gjenocid mbi muslimanët është tradhëti ndaj tyre.

Kurti, së pari duhet të reagonte për nisjen e luftës nga Izraeli në Gaza dhe vrasjen e rreth 43 mijë muslimanëve atje dhe nisjen e slumeve Izraelite në Liban që ka shkaktuar dhjetra viktima.

Kryeministrit të Kosovës duhet t’i këshillohet që të mos mbështesë një shtet që po kërkon me çdo kusht luftë dhe të mos mbështesë verbërisht SHBA dhe ndihmën që ato po i japin Izraelit, pasi një vend i ndryshëm nga ato të përfshira në konflikt, nëse nuk dënon të dyja palët në luftë, së paku duhet të jetë neutral.

Islamofobi Kurti, duhet të heqë dorë nga mbështetja e Izraelit në luftën e tij ndaj Islamit duke harruar gjenocidin që ky shtet po kryen në Gaza dhe Liban.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne