Përgjigja e Iranin ndaj Izraelit, Berisha harron gjenocidin ndaj muslimanëve dhe mbështet shtetin Zionist

Ish- Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në mbështetje të Izraelit pasi Irani ju kundëpërgjigj sulemeve të shumta të shtetit zionist ndaj Libanit dhe gjenocidit që po kryen prej 1 viti në Palestinë. Nga shtëpia ku vuan ndalimin e Lirisë nga SPAK, Berisha e cilëson kundëpërgjigjen e Iranit si agresion dhe akt që i shpall luftë luftë Izraelit, ndërsa nuk ka reaguar e aq më pak të kritikojë sulmet vdekjeprurëse të Izraelit në Liban dhe gjenocidin me mijëra viktima në Gaza.

Berisha shfaq hapur edhe këtë herë mbështetjen për Izraelin që po shkatërron vendet muslimane me një dëshirë të pamasë për luftë, ndonëse Izraelitet kanë dalë në dhjetra protesta ku i kërkon Kryeministrit Netanyahu të ndalojë gjenocdin ndaj njerzve të pafajshëm në Palestinë.

Ish- kryeministrit që në shqipëri bën thirrje për protesta ndaj keqqeverisjes është kundër reagimit dhe kundërpërgjigjes ndaj një vendi që të kërcënon jetën me sulmet e tij.

“Sulmi i Ajetullahëve të Teheranit kundër Izraelit është një agresion i hapur ndaj ketij vendi! Mbrëmë Ajetullahët e Iranit ndërmorën një sulm, agresion ajëror me qindra raketa kundër Izraelit. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm si një shpallje lufte të hapur ndaj shtetit të Izraelit dhe si një akt qe dëshmon dhe njëherë se regjimi i Ajetullahëve të Teheranit është një faktor madhor destabilizimi në rajon dhe në botë”, shkruan Berisha, që nuk ka bërë asnjë reagim ndaj sulmeve të Izraelit ndaj Libanit dhe gjenocidit Izraelit në Gaza./gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne