Shefi i diplomacisë iraniane takohet me liderin e Hamasit në Doha

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian është takuar me kreun e Byrosë politike të grupit palestinez Hamas, Ismail Haniyeh në Doha të Katarit. Siç raporton agjencia iraniane e lajmeve IRNA, zëdhënësi i MPJ së Iranit, Nasser Kanaan tha se në takim dy palët diskutuan për zhvillimet e fundit në Gaza, me Haniyeh-in që përshëndeti “moralin dhe aftësitë e mira të grupit”.

Lideri i Hamasit shprehu gatishmërinë për të arritur armëpushim të përhershëm në Gaza, por jo derisa sulmohet vazhdimisht nga forcat izraelite. Të paktën 19.600 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, në mes të zhvendosjes masive së palestinezëve, shkatërrimit dhe mungesës së nevojave themelore, përfshirë ushqimin, ujin dhe ilaçet.

Një marrëveshje e përkohshme armëpushimi u arrit në fund të muajit të kaluar, e cila rezultoi në lirimin e disa pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë. Muajin e kaluar, gjithashtu edhe lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u takua me Haniyeh-in në kryeqytetin Teheran.

Irani shihet si një aleat kyç i Hamasit, gjë që çoi edhe ne spekulime se Teherani po ndihmonte grupin me bazë në Gaza të planifikojë operacionin e tij ushtarak të befasishëm në muajin tetor. Megjithatë, zyrtarët iranianë kanë mohuar ndonjë rol në operacion, por kanë ofruar mbështetje për të./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne