Sherr për kasafortën e parave/ Dyshohet se vrau babanë dhe trupin e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e 34-vjeçarit

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Durrës ku djali dyshohet se vrau babanë e tij dhe trupin e hodhi në pus.

Shkak për krimin në familje mendohet të ketë qenë një sherr për një kasafortë me para. Zënka mes babë e bir ka bërë që Esmerald Balla, 34 vjeç, të vrasë me pushkë (armë gjahu) të atin e Enver Balla, 62 vjeç. Ndërsa në polici kur bëri kallëzimin e rremë në 13 gusht, autori dyshohet të ketë deklaruar se babai i kishte marrë paratë dhe ishte zhdukur.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne