Shifrat dramatike/ Në Gaza janë vrarë më shumë fëmijë se në luftërat e 4 viteve të fundit në botë

Më shumë fëmijë janë raportuar të vrarë në luftën e e Gazës sesa në katër vitet e konfliktit në mbarë botën, tha më 12 mars kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë. “Dramatike. Numri i fëmijëve të raportuar të vrarë në pak më shumë se 4 muaj në #Gaza është më i lartë se numri i fëmijëve të vrarë në 4 vjet luftëra në mbarë botën së bashku”, tha Philippe Lazzarini në X.

Postimi i tij iu referua numrave të Kombeve të Bashkuara që tregonin se 12,193 fëmijë ishin vrarë në konflikte në mbarë botën midis 2019 dhe 2022. Ai e krahasoi atë me raportet nga Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi, që tregonin se më shumë se 12,300 fëmijë vdiqën në territorin palestinez midis tetorit të kaluar dhe fundit të shkurtit.

 

 

“Kjo luftë është një luftë ndaj fëmijëve. Është një luftë për fëmijërinë dhe të ardhmen e tyre”, tha Lazzarini. Lufta brutale filloi me sulmin e paprecedentë të Hamasit të 7 tetorit që rezultoi në rreth 1,160 të vdekur në Izrael, kryesisht civilë, sipas një numërimi të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite.

Militantët morën gjithashtu rreth 250 pengje, dhjetëra prej të cilëve u liruan gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor. Izraeli beson se rreth 130 robër mbetën në Gaza, duke përfshirë 32 të vdekur. Bombardimet hakmarrëse të Izraelit dhe ofensiva tokësore kanë vrarë 31,184 palestinezë në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne