Shkrimtari Enkel Demi tregon se si nga çam u kthye në katolik

Gazetari Enkel Demi rrëfen se si nga çam mysliman u kthye në katolik dhe për këtë thotë se ka të bëj me kërkimin e vetvetes dhe atë që mendon se është sipër nesh.

Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ai tha se arritja deri këtu është një histori personale jetësore dhe disa rrethanave që nuk vareshin prej tij, por që ai i ka lexuar si shenja.

Herë pas here thoshin se ty të ka bërë gruaja, niseshin nga mbiemri i saj.

Nëse do marrim origjinën familjare ajo vjen nga e njëjta origjinë si unë, ajo është mbesa e Xhaferr Dodës, heroi i famshëm.

Që në fund të viteve ‘80 kur shkova në Shkodër, mendoja se shkodranët ishin katolikë dhe kur e mësova se shumica e tyre nuk ishin katolikë, kisha një lloj tërheqje ndaj shkrimtarëve, priftërinjve, atyre që në vitet ‘30-të i kishin dhënë tonin letërsisë, filozofisë, historisë politike shqiptare, qytetarisë.

Kishte një lloj tërheqje, por ishte foshnjarake. Mbas viteve ‘90-të, fillova të merresha seriozisht me kërkimin e një lloj identiteti religjioz.

Doja të kuptoja pse njerëzit besojnë, këtu fillova të lexoja të gjithë librat e shenjtë që më binin në dorë.

Afeksioni im ndaj kulturës kristiane dhe filozofisë kristiane ishte shumë më e madhe se sa ndaj një kulture tjetër.

Kam pasur një lloj distancimi edhe me Biblën dhe me Kuranin. Gabimi më i madh është momenti i leximit kulturor.

Unë mendoja se kishte diçka, dyshoja shumë. Nuk isha një ateist i bindur.

Nuk kam pasur një bazë familjare në besim, im atë nuk më ka folur fare për besimin, gjyshi im nuk ishte besimtar.

Edhe fisi im nuk ishin besimtarë, edhe pse kishin emra myslimanë. Nuk dinim asnjë rit, as çfarë është Bajrami, këto i mësova më vonë.

Për natën e mirë mbaj mend që shkonin nëpër varreza, bënin hallvë. Por unë mendoja se natën e mirë e kishin të gjithë.

Fjala konvertim mua nuk më shkon se nuk ka pasur lidhje.

Në vitin ‘90-të kur u hapën kishat dhe xhamitë, unë kam shkuar dhe në kishë dhe në xhami.

Në kishë shkoja më shpesh, arsyeja donim të shikonim gocat.

Ku ti shohësh gocat në kishë apo në shkollë. Filloje bëheshe më familjarë me ritualin./faktoje

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne