Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Një sasi me eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në portën e banesës së shtetasit me iniciale A.K., në lagjen Arrameras të Fushë Krujës.

Sipas informacioneve të deritanishme janë regjistruar vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk dihet shkaku ose autori i vendosjes së tritolit.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne