Shqiptarët më të varfrit në BE, Eurostat: Vendi me konsum dhe të ardhurat më të ulëta

Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet më e ulëta në renditje sa i takon fuqisë blerëse dhe mirëqenies së përgjithshme ekonomike në Europë. Të dhënat dëshmohen nga raporti i fundit i Eurostat, i cili tregon se vendi jonë vijon të jetë i fundit si për të ardhurat për frymë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse.

Pavarësisht se ekonomia po rritet me ritme më të shpejta në rajon, sërish familjet shqiptare janë më të varfrat. Të ardhurat për frymë në raport me PBB ishin sa 34% e mesatares se BE-së. Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50% të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 44%, Maqedonia e Veriut me 42% dhe Bosnjë-Hercegovina me 35%.

Edhe treguesi tjetër i mirëqenies individuale, ai i konsumit për frymë, i cili mat mirëqenien materiale, ose ndryshe të ardhurat sipas fuqisë blerëse, e rendisin Shqipërinë në fund të listës, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, me një përqindje prej 41%. Rekordin e mban Mali i Zi me 63%, Serbia me 53%, Maqedonia e Veriut me 50%./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne