Ushtria izraelite kërkon evakuimin e spitalit “Kamal Adwan” në Gaza brenda 4 orëve

Ministra e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se ushtria izraelite ka dhënë 4 orë afat për evakuimin e spitalit “Kamal Adwan” të cilin e ka bastisur. Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Munir Abdullah al-Bersh dha një deklaratë me shkrim lidhur me situatën në spitalin i cili ndodhet në qytetin Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës dhe që u bastis nga ushtria izraelite më 12 dhjetor.

Al-Bersh tha se ushtria izraelite ka dhënë afat 4 orë afat për evakuimin e spitalit me pretendimin se “Hamasi e përdor spitalin për qëllime ushtarake”. Lidhur me situatën në spital, Al-Bersh tha se “Ushtria izraelite i mblodhi në një vend pacientët dhe personelin shëndetësor në spital dhe shënjestron këdo që lëviz. Ushtria izraelite kërcënoi me evakuim duke dërguar letër me pretendimin se Hamasi e përdor këtu për qëllime ushtarake”.

Ai thekson se gjatë orëve të natës Izraeli bombardoi Klinikën e Dëshmorëve Jabalia, arrestoi drejtorin e klinikës dhe se klinika është rivendosur në funksion nën kushte të vështira. “Izraeli pushtues është çmendur dhe vazhdon bombardimet e tij në mënyrë shkatërruese. Dje vrau dy punonjës të shëndetësisë”, tha Al-Bersh.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë më parë informoi se forcat izraelite nuk lejuan personelin shëndetësor të trajtonte pacientët dhe se 2 persona humbën jetën. Forcat izraelite grumbulluan me forcë të plagosurit në katin e 2-të të spitalit duke i lënë pa ujë, pa ushqim, pa energji elektrike dhe duke mos lejuar lëvizjen mes kateve.

“Izraeli pengoi dhënien e qumështit për 12 fëmijë në njësinë e kujdesit intensiv. Fëmijët mund të vdesin për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe ndalimin e funksionimit të njësive të mbështetjes për jetesë”, thuhet në deklaratë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne