Shtohen përdoruesit e drogës në Korçë/ Mjekët japin alarmin: Të rinjtë përdorin lëndë narkotike të forta

Mjekët në Korçë japin alarmin për rritjen e përdoruesve të drogës në këtë qytet. Të paktën 100 persona çdo ditë marrin doza metadoni pranë qendrës së Shëndetit Publik në këtë qytet. Këta pacientë, të grupmoshave të ndryshme, pasi kanë kaluar një eksperiencë në përdorimin e lëndëve narkotike, kanë vendosur të kurohen pranë kësaj qendre.

Asistentja e kësaj qendre, Marinela Fustanja shprehet se krahas pacientëve që kanë vite që trajtohen në këtë qendër, ka edhe shumë raste të reja, kryesisht adoleshentë, të cilët pasi kanë kaluar eksperiencën e hashashit, kanë kaluar tek përdorimi i heroinës.

Sipas protokollit të kësaj qendre, të gjithë pacientëve iu kryhen edhe analizat e HIV/AIDS dhe Hepatitit. Shqetësuese për është shtimi i rasteve me Hepatit C./tpz

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne