Pas përfundimit të “pauzës humanitare”, Izraeli për dy orë vrau 14 palestinezë

Sot në mëngjes, pas përfundimit të “pauzës humanitare”, Izraeli vrau 14 palestinezë në sulmet ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës. “Brenda dy orëve nga përfundimi i pauzës humanitare, numri i të vrarëve nga sulmet izraelite u rrit në 14 dhe dhjetëra njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë u plagosën”, thuhet në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Mëngjesin e sotëm ka përfunduar “pauza humanitare”, e cila ka hyrë në fuqi të premten e 24 nëntorit në orën 08:00 në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit. Pauza humanitare katër-ditore e ndërmjetësuar nga Katari hyri në fuqi të premten, e cila ndaloi përkohësisht sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe kishte përfshirë lirimin e izraelitëve nga Hamasi në këmbim të lirimit të palestinezëve nga burgjet izraelite.

Të hënën në mbrëmje, Katari njoftoi një marrëveshje për vazhdimin e pushimit fillestar katër-ditorë për dy ditë të tjera dhe më pas u zgjat edhe për 24 orë të tjera. Mëngjesin e sotëm ka përfunduar “pauza humanitare”, e cila ka hyrë në fuqi të premten e 24 nëntorit, në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit. Izraeli më pas filloi menjëherë sulmet dhe bombardimet në disa lokacione në Rripin e Gazës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne