Shumë e mundshme një luftë e re me Azerbajxhanin

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan, ka paralajmëruar  për rrezikun e një lufte të re me Azerbajxhanin,

Bakuja dhe Jerevani kanë luftuar dy herë për këtë enklavë malore dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për paqe konsiderohet perspektivë e largët. Bisedimet e zhvilluara nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, dhe më pas ndaras me ndihmën e Rusisë, kanë rezultuar me pak përparim.

“Për aq kohë sa të mos nënshkruhet ndonjë traktat dhe të mos ratifikohet nga parlamentet e të dyja shteteve, natyrisht, një luftë e re më Azerbajxhanin është shumë e mundshme”, ka thënë Pashinyan për agjencinë e lajmeve AFP.

Tensionet janë përshkallëzuar në fillim të muajit korrik, kur Azebajxhani e ka mbyllur përkohësisht korridorin Laçin, rrugën kryesore që e lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë.

Rritja e angazhimit diplomatik të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në Kaukaz, e ka zemëruar ndërmjetësues tradicional të tensioneve në këtë rajon, Rusinë.

Çfarë është Nagorno Karabaku?

Nagorno Karabaku, i njohur si Artsak nga armenët, është një zonë malore pa dalje në det, në Kaukazin e Jugut. Që nga rënia e Perandorisë ruse në vitin 1917, edhe Azerbajxhani, edhe Armenia thonë se kanë kontroll mbi të por Territori njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, /TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne