Ushtria izraelite trajnohet për luftën urbane në “Gazën e Vogël”

Pas kritikave për bastisjen e fundit në kampin palestinez Jenin të refugjatëve, Izraeli po reklamon programin e trajnimit për betejat në zona urbane, i cili u mëson ushtarëve se si të shmangin dëme anësore. Trajnimi bëhet në një bazë ushtarake të sajuar për t’i ngjarë një qyteti palestinez. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein njofton nga baza Tze’elim pranë Rripit të Gazës.

Ushtarët e quajnë Gaza e Vogël dhe mbishkrimet nacionaliste, minaret e xhamive dhe ndërtesat e mbushura me vrima plumbash të bëjnë të mendosh se je në Rripin e Gazës, më pak se 40 kilometra larg.

Dymbëdhjetë palestinezë u vranë në ofensivën e fundit dy-ditore në kampin Jenin të refugjatëve. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se të 12 palestinezët ishin luftëtarë dhe jo civilë nderkohe qe ne te vertete shume prej tyre kan qen civile dhe ndermjet tyre ka pasur dhe 2 femije te vrare nga ky sulm barbarik i ushtrise izraelite.

Izraeli ka ngjallur kritika ndërkombëtare për sulmin në Jenin, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së duke akuzuar Izraelin për përdorimin e forcës së tepruar. Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se operacionet si ai në Jenin kanë gjithmonë një efekt negativ tek civilët.

“Edhe nëse beson atë që thotë ushtria se të gjithë ata ishin luftëtarë, kjo nuk do të thotë se ne nuk ndikuam në jetën e mijërave njerëzve — duke shkatërruar infrastrukturën e tyre, duke krijuar probleme të shëndetit mendor për fëmijët, duke krijuar një situatë që edhe një herë kampi i refugjatëve në Jenin, një pjesë e madhe e tij, u shkatërrua dhe do të duhen shekuj për tu rimëkëmbur”, thotë Ori Givati me organizatën ‘Breaking the Silence Advocacy’?

Pervec 12 te vrareve  ushtria izraelite gjithashtu plagosi 117 civile duke lene edhe ne shkatërrim shtëpitë dhe infrastrukturën e popullsise vendase dhe duke zhvendosur në mënyrë arbitrare mijëra gra, pleq dhe femije dhe kjo përbën nje shkelje skandaloze të ligjit ndërkombëtar dhe standardeve për përdorimin e forcës dhe mund të përbëjnë një krim lufte”, thanë ekspertët në një deklaratë./ ZeriAmerikes/GazetaImpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne