Vizita e presidentit Herzog në Uashington nuk mund të fshehë tensionet SHBA-Izrael

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e shfrytëzoi vizitën e tij në SHBA këtë javë për të zbutur tensionet me mbështetësin më të madh të Izraelit, Ameriken i cili eshte financuesi me i madh i Izraelit ku shifrat shkojne me qindra biliona dollare nga taksapaguesit American.

Politikat e Kryeministrit Benjamin Netanyahu, të etiketuara si ekstreme nga disa, janë kritikuar nga shpeshhere Uashingtoni.
Kryeministri Netanyahu gjithashtu akuzohet per shkelje te besimit per interesa personale te tijat dhe familjes se tij, mashtrim dhe rryshfet.

Nga duartrokitjet e shumta gjatë fjalimit të Presidentit izraelit Isaac Herzog në Kongresin amerikan, dukej se marrëdhëniet SHBA-Izrael janë më të forta se kurrë. Por tensionet mes dy vendeve ishin të pranishme gjatë gjithë vizitës së tij.

“Nuk jam i pavëmendshëm ndaj kritikave midis miqve, përfshirë disa të shprehura nga anëtarë të respektuar të Kongresit. Unë i respektoj kritikat, veçanërisht nga miqtë, edhe pse jo gjithmonë duhet t’i pranosh ato”, tha Presidenti Herzog.

Por fakti që Shtëpia e Bardhë ftoi presidentin izraelit, një figurë simbolike, i cili mbajti edhe një fjalim para Kongresit amerikan, dhe jo kryeministrin Netanyahu, tregon për tensionet e thella mes Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë aktuale izraelite.

Vetëm një ditë para vizitës së Presidentit Herzog dhe shtatë muaj pas kthimit të Netanyahut në pushtet, Presidenti Biden e ftoi kryeministrin për takim, por pa përcaktuar vendin dhe kohën.

“Në Izrael, kryeministri nuk shihet si kryeministër derisa të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Tradicionalisht, kjo ndodhte brenda disa javësh pas bërjes së betimit”.

Presidenti Biden e ka paralajmëruar zotin Netanyahu se po minon demokracinë izraelite, përmes reformës radikale të sistemit gjyqësor, që synon të kryejë, pa patur konsensus të gjerë publik dhe përballë protestave popullore. Zoti Biden gjithashtu ka shprehur shqetësime lidhur me ekstremistët në koalicionin e qeverisë së zotit Netanyahu.

Presidenti Biden rikonfirmon mbështetjen e tij të gjatë dhe të vazhdueshme për një zgjidhje me dy shtete dhe për avancimin drejt një realiteti në të cilin izraelitët dhe palestinezët mund të gëzojnë masa të barabarta sigurie, lirie dhe prosperiteti nderkohe qe Izraeli eshte kundra njohjes se shtetit te Palestines dhe asaj qe quhet 2 state solutions

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Michael Oren, ish ambasador i Izraelit në Uashington gjatë mandatit të Presidentit Obama

“Problemi në dukje është reforma, por mendoj se ka probleme shumë më të thella. Ato kanë të bëjnë me qëndrimin e kësaj qeverie ndaj palestinezëve, ndaj zgjidhjes me dy shtete, që ende mbështetet nga Uashingtoni dhe nga prania e ministrave si Ben Gvir dhe Smotrich, të cilët janë krejtësisht të papranueshëm për administratën e tanishme amerikane dhe për çdo administratë tjetër në fakt”.

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të mjaftojë për të kapërcyer hendekun midis politikave të administratës së zotit Biden dhe qeverisë së zotit Netanyahu./TPZ/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne