Si e përdori pushtetin politik Ismail Kadareja për të futur në çmendinë Renato Rapin duke çuar drejt abortit vajzën e vet 6 muajshe shtatzënë

Historia e dashurisë së fëmijëve të familjeve Rrapi-Kadare u bë shumë e njohur në Tiranën e viteve 80. Nuk është rasti i parë kur dy familje nuk bien dakord për dashurinë midis fëmijëve të tyre. Dallimet klasore apo racore kanë penguar shumë dashuri dhe shpesh këto kanë përfunduar edhe tragjikisht në atë kohë. E tillë ka qenë edhe lidhja sentimentale midis Gresës vajzën e të paprekshmit shkrimtar të madh të Realizmit Socialist që mbrohej direkt nga vetë diktatori Enver Hoxha dhe të përndjekurit nga sistemi komuist Renato Rapi. Për këtë çështje ka shkruar një libër të tërë Janulla Rapi nëna e Renatos i cili përjetoi kalvarin e vështirë me urdhër të shkrimtarit të sistemit komunist, Ismail Kadare.

Dhuna dhe gjymtimi i Sigurimit të Shtetit shqiptar që është ushtruar ndaj familjes Rrapi dhe Renato Rrapit është e dokumentuar, e njohur dhe e publikuar. Ku disponohen të gjitha aktet e persekutimit, të njohura nga organet që shqyrtojnë çështjet e të persekutuarve në Shqipëri. Janulla Rrapi, ka vendosur ta sjellë në formën e një romani historinë dhe kalvarin e djalit të saj Renatos, përmes një libri, botuar nga “Botart 2013”. E ka quajtur “Djali i ëndrrës së vrarë”. 

Emrat e personazheve realë i ka ndryshuar apo i ka sjellë me pseudonime, por janë lehtë të identifikueshëm për lexuesin. “Djali i ëndrrës së vrarë” është varianti i Janulla Rrapit mbi historinë e dashurisë së djalit të saj, Renatos me vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare, Gresën, një histori që sipas saj ka përfunduar tragjikisht. Sipas Rrapit, jeta e tyre mori rrokullimën në momentin kur vajza e shkrimtarit mbeti shtatzënë, duke u detyruar të abortojë me dhunë në muajin e gjashtë. Historia ka ndodhur kut Renato Rrapi ishte në vitin e tretë në lice për violinë, dhe Gresa Kadare në vit të dytë, në gjimnazin “Sami Frashëri”. Netë të gjata hetuesie, internim në Kosovë të Madhe, varfëri ekstreme, rikthim në Tiranë e mbyllje në spitalin psikiatrik për Renaton. Për gjithë pësimet në jetën e familjes së saj, Rrapi akuzon shkrimtarin.  Në një intervistë ajo dë të deklaronte: Mua dhe motrën time, ajo na ka kërcënuar duke na thënë: “Po nuk hoqi dorë djali, nga vajza ime, ju do ta shihni se kush është Ismail Kadare”… Ajo nuk ishte e kënaqur për internimin tonë, por donte dhe ju lut ministrit të Brendshëm, Hekuran Isait të na burgosnin, mua dhe djalin. Hetuesia nuk e pranoi se nuk kishin se si ta justifikonin këtë burgim… Një nënë pa shpirt dhe intrigante kurdisi takimin tim me Ismailin në shtëpinë e saj, për të diskutuar se çdo të bënin me vajzën që ishte 6 muajshe shtatzanë. Dhe si përfundim atë fëmijë e ekzekutuan”.

Ndërsa gjatë përballjes me familjen Kadare (Helenën dhe Ismailin) ajo detyrohet të durojë edhe persionet e servilave që vinin rrotull Kadaresë, Janulla tregon:…. Në këtë kohë hyn Helena dhe më merr në kuzhinë. Vladimir Meçja, një servil i regjur, nis duke më bërtitur e duke më thënë: “Po ti moj, do të bësh krushqi me Ismail Kadarenë, që e njeh gjithë bota, mos harro se je mbesë kulaku, një dajë të burgosur në Burrel 25 vjet, një tjetër të arratisur,… ik moj qërohu! ” Po ashtu ajo tregon parejtësitë e sistemit përgjatë përballjeve fillestare: “Mbas gjithë këtyre debateve, bie zilja e telefonit dhe i nderuari Ismail më thotë: “Merre pak telefonin se është për ju”. Ishte një farë Neshat Tozaj dhe më tha: “Do ikësh andej moj prostitutë, apo të dërgojmë policinë të të nxjerrë përjashta”. O Zot, thashë, çfarë tmerri dhe deri ku arrin kjo kulturë e këtyre njerëzve që mbahen intelektualë të mëdhenj, që në publik ishin aq të respektuar dhe anasjelltas, me mua po silleshin me skenarë të turpshme si harbut, e kriminelë të regjur. Megjithatë, u bëra gati për të dalë kur u hap dera, u vërsulën nja 6 a 7 policë e duke më tërhequr prej krahu me forcë, me ato duar prej hekuri duke më thënë: “Do vish në polici me ne. Je e arrestuar se ke hyrë me zor në shtëpinë e deputetit Kadare”.

“Dy ditë pas atij takimi në shtëpinë e Kadaresë më erdhi thirrja për në gjyq, ku akuzohesha se kisha dhunuar banesën e deputetit dhe shkrimtarit të madh. Kadare, do të përdorte kundër nesh jo vetëm emrin, por dhe miqtë e tij me pozitë, duke filluar që nga drejtori i Policisë së Tiranës, Hajredin Shyti, Komiteti i Partisë, e deri tek ministri i Brendshëm, Hekuran Isain, për të përfunduar në majën më të lartë të shtetit shqiptar, tek çifti Hoxha. Akuza që më bëhej ishte ajo e “fyerjes” së deputetit. Më dënuan me punë korrektore për 11 muaj, duke më mbajtur gjysmën e rrogës”-shton ajo. Janulla po ashtu tregon torturat e djalit në komisariat:  “Djalin ma përjashtuan nga shkolla, ndërsa e thërrisnin në polici e në hetuesi herë pas here, duke e sharë edhe para vajzës, të dashurës së tij. E rrihnin në mënyrë të pamëshirshme dhe me fjalët më banale: një këmbë ia vinin në bark me ato këpucë që i mbanin me gozhda, e me këmbën tjetër i binin në kokë, duke e gjakosur. “More rrugaç, do heqësh dorë ti nga kjo vajzë, apo do që të të bëjmë të vdekur”. Vajza e shikonte dhe vetëm qante, duke thënë: “Nuk më vjen më zor, se unë e dua!”. Hetuesi “privat” i Kadaresë, Riza Icka, i thoshte gjithnjë vajzës së Ismailit: “Thuaj që Renatua më ka kapur me zor!”. Por ajo nuk e pranonte një gjë të tillë”.

“Nuk mund ta harroj ditën që djali ruante pas derës së shtëpisë së Kadaresë sepse kujtoi se e rrihnin vajzën, por dëgjoi që ai i bërtiste dhe i thoshte: “Ti nuk ke për ta parë më atë djalë, se ne do t’i internojmë si familje” -shkruan Janulla në një intervistë të saj nga SHBA-të. Hetuesi Icka, e pa Renaton dhe ata e morën prapë në polici. Duke vazhduar të rrahurat, i thanë se do të na internonin dhe do të na zhduknin. Djali erdhi atë natë në shtëpi dyllë i verdhë dhe me shenja. U mbyll në dhomën poshtë, ku rrinte gjithmonë me të dashurën e vet dhe piu ilaçin e “Flibolit”, që mbanim për mizat. E pashë që u vonua dhe shkova poshtë, por ç’të shihja…? I dilte shkumë nga goja. Erdhi ambulanca dhe e mori. Mendova në ato momente se Renaton nuk do ta shihja më.

“Duke qenë se u bë bujë nga kjo ngjarje, Kadareja i shkruajti një letër Nexhmijes dhe Enver Hoxhës, duke denoncuar me shpifjet nga më të ndryshme. Mesa kam marrë vesh shkruhej deri se “kjo familje më shqetëson, se unë dua të përgatitem të shkruaj për në Kongres e nuk mundem të shkruaj për Partinë”, etj, dhe në fund, “kërkoj ndihmë nga ju”. Kështu, ata kaq deshën, sa të thoshte Enveri: “Të shikohet kjo çështje!”Foto Çami bashkë me Hekuran Isain dhe Manush Myftiun, që në atë kohë firmoste për dëbim-internimet, vendosën të na internojnë me pretendimin se nuk e linim të qetë shkrimtarin e madh Kadare. Në orën 5 të mëngjesit, më datë 26 Prill 1984, e gjithë rrugica u rrethua me policë, me njerëz civilë të hipur në makinë me rimorkio dhe nja 7 a 8 gaza të Ministrisë së Brendshme. Shpejt e shpejt, sikur të ishim si në kohën e skllevërve, na futën në një makinë të madhe me gjithë rimorkio. Në derë hynë tre persona bashkë me kryetarin e Frontit të Lagjes Nr.4. Lexuan urdhrin e internimit për 5 vjet në Kosovë të Lushnjës, ku atje ishte dhe burgu i grave të Shqipërisë. Nga ai tmerr, vajza ime që atëherë ishte 7 vjeçe, akoma dhe sot në gjumë i del një psherëtimë, kurse Renato gjithmonë hesht; nuk do t’i kujtojë më ato tmerre që hoqi”.

Por çfarë ndodhi me Renato Rapajn pas internimit??

Janulla vazhdon rrëfimin dhe tregon: “Nuk kaloi shumë kohë dhe Renatos ia shpikën një akuzë për ta larguar sërish nga Tirana. Një denoncim se gjoja ai mbante thikë me vete dhe kërcënonte familjen Kadare mjaftoi që djali të mbyllej në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, me kurim të detyruar për një kohë të gjatë. E shkatërruan me doza të larta aloperdoli dhe me elektroshok. Mbase donin t’ia hiqnin kujtesën, që mos të mendonte më për vajzën e Kadaresë. Edhe sot e kësaj dite Renatoja është gjallë, por me çdo ndjenjë të vdekur. Pasojat po i vuaj ende dhe sot me djalin e sëmurë…”/mexhlisi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne