Si implikuan ambasadën amerikane në Tiranë në skemën e tyre të akuzuarit Veliaj/Xoxe

Minierë korrupsioni dhe paligjshmërie po rezulton dosja e çiftit Veliaj – Xoxe. Çifti kryebashkiak, sipas dosjes së SPAK rezulton të ketë përdorur në skemën e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë edhe Ambasadën Amerikanë në Tiranë, kuptohet, ajo pjesë e ambasadës që ka funksionuar edhe si administratë e fondacionit Soros.

Në dosjen voluminoze të SPAK për Veliaj – Xoxa rezulton se Ambasada Amerikane në Tiranë, del pjesë e skemës korruptive të ndërtuar nga çifti.

Jo vetëm korrupsion dhe fonde nga Bashkia e Tiranës, por OJF-të e Ajola Xoxes kanë marrë fonde abuzive edhe nga ana e Ambasadës Amerikane, që siç konstaton SPAK, aktivitetet për të cilat është marrë granti nuk rezulton që të jenë kryer.

Nga bashkëbisedimi mes financiers së Ajola Xoxes, Adela Kondakçiu dhe ish-administates së BYLA-s, OJF e Ajola Xoxes, zbulohet se realizoheshin projektet fiktive nga ata e më pas miratoheshin nga Ambasada Amerikan e disbursoheshin para, ndërsa kontratat mbi këto projekte ishte përgjegjësi e personave që as vetë drejtueset e OJF-së nuk kishin dijeni.

Adela Kondakçiu, shpjegon se janë bërë mbledhje për këtë gjë, por ajo nuk di gjë fare sepse nuk ka qenë. Dhe për aq e ka informuar Xhoi. Ina i përgjigjet: Kuptoj kuptoj. As e vë në dyshim. Pra, Ina Goxhaj nuk ka asnjë rol në vendimmarrje. As në mbledhjet që zhvillohen dhe që kanë për objekt aktivitetin e “BYL-A” ajo nuk thirret. Vendimet për këtë organizatë i marrin të tjerët, përsa kohë që edhe Xhoi Skenderasi, punonjëse e Ajola Xoxës, ka më tepër dijeni rreth çështjeve që diskutohen në mbledhje.

Ndërsa nënkupton se vendimarrjet për këto projekte ishin të drejtëpërdrejta nga Ajola Xoxe, SPAK thekson se vetëm një një projekt për 4 aktivitete për llogari të Ambasadës Amerikane është marrë një grant prej 18 mijë eurosh, por aktivitetet nuk rezultojnë të jenë kryer.

Në faqen 688 të komunikimeve, është dërguar një Raport Federal Financiar në gjuhën angleze, sipas të cilit periudha e aktivitetit për të cilin është akorduar dhe granti nga Ambasada është 04.01.2022 deri më 31.07.2022. Pra, gjatë gjithë kësaj periudhe, kundrejt grantit të dhënë nga Ambasada prej 18.000 USD supozohet të ishin kryer aktivitete, nga të cilat në fakt është zhvilluar veç një prej tyre, ai i 24 qershorit 2022. Në lidhje me këtë, Adela Kondakçiu në faqen 691 shprehet se datën e raportit e ka bërë nga 1 prilli deri më 31 korrik, duke lënë të kuptohet se aktivitetet e kryera i përkasin kësaj periudhe kohore. Përsëri del në pah fakti që Ina Goxhaj nuk ka asnjë disponim mbi vulën e “BYL-A”, sipas komunikimit të faqes 692. Ajo shprehet që vulën e ka Keti (Ketrina Braho).

Në mbyllje të Episodit, SPAK sjell një tjetër bisedë mes Drejtueses së OJF-së Byla dhe financiees Adela Kondakçiu, të cilat flasin për ndarjen e fondit të marrë nga ambasada amerikane, madje teksa bëjnë ndarjen e lekevë mes protagonistëve të kësaj OJF-je dhe Xoxes, ngrenë pikpyetje nëse grantet për të cilat nuk u bënë aktivitetet mund të kthehen pas. Jo vetëm nga ambasada Amerikane, por OJF-të e Ajola Xoxes kanë marrë para edhe nga Ambasada e BE-së. Nëpërmjet qendrës Haerabel Ajola Xoxe ka marrë shuma të konsiderueshme edhe nga Delgeacioni I Bashkimit Europian në Tiranë. Sipas dosjes së SPAK, vetëm për projektin SPARE, Ajola Xoxe ka marrë mbi 22 mijë euro, dhe ky projekt nuk rezulton I vetmi, pasi OJF-të e Xoxes vazhdimisht janë angazhuar dhe kanë kryer projekte e transfera të dyshimta me selitë diplomatike në Tiranë.