SI KANË DËSHTUAR EKSPERIMENTET EVRO-RUSE ME KATËR JUGOSLLAVI E ME SERBINË E MADHE?

Milazim Krasniqi 

Jugosllavia e parë 1 dhjetor 1918, si SKS (me emrin Jugosllavi në vitin 1929) u krijua në rrënojat perandorake habsburge dhe osmane, që mbetën në një gjendje të padefinuar, pas Luftës së Parë Botërore. Politika e aneksimit dhe e bashkimit të dhunshëm që aplikoi Serbia, me ndihmën e Francës, ndaj Malit të Zi, Kroacisë, Vojvodinës, Sllovenisë, Kosovës dhe “Serbisë Jugore” (Maqedonisë), në boshllëkun gjeopolitik sajoi një shtet të çoroditur. Jugosllavia e shpallur si mbretëri e tre kombeve (me një mbret serb që trashëgohej!), u shndërrua në burg të popujve dhe u shqua për një politikë të gjenocidit ndaj kombeve të tjera, veçanërisht ndaj shqiptarëve. Por, Franca dhe Liga e Kombeve i mbyllnin sytë ndaj politikës shfarosëse serbomadhe, sepse e kishin krijuar Jugosllavinë si digë kundër ekspansionit gjerman. Absurdi i asaj krijese shtetërore të quajtur Jugosllavi u pa edhe në faktin se ajo në ditët e fundit të ekzistencës së vet, e zhgënjeu maminë e vet franceze, sepse nënshkroi një pakt aleance me Gjermaninë naziste. Ndërsa si pasojë e implementimit të tij, u sulmua dhe u shkatërrua pikërisht nga Gjermania.
Jugosllavinë e dytë (29 nëntor 1943) e krijuan komunistët, me ndihmën e shërbimeve sekrete britanike dhe të instruksioneve ideologjie sovjetike! Karakteri i panatyrshëm i saj u pa menjëherë pas mbarimit të luftës, duke filluar me krizën e Tristës, me konfliktin me Stalinin, me rolin në të ashtuquajturën lëvizje e mosinkuadrimit (ku herë i shërbente Lindjes e herë Perëndimit!) e deri të shpërbërja me një konflikt të përgjakshëm .
Jugosllavia e tretë (1991) ishte mbeturinë e ish RSFJ, pas daljes së republikave vriore dhe formimit të SAO dhe RS. Ishte krijesë e kriminelit Slobodan Millosheviqit, i cili në rrënojat e perandorisë komuniste jugosllave, tentoi ta formojë Serbinë e Madhe, por duke ruajtur emrin Jugosllavi, për “legjitimitetin shtetëror” të krimeve që planifikonte të kryente edhe më tutje. Jugosllavia e katërt, (1992) ishte paramenduar që të funksionojë në rrënojat e Jugosllavisë së krijuar nga krimineli Millosheviq, por u shpërbë në vitin 2006, me pavarësimin e Malit të Zi.
Serbia e sotme, së cilës i është pranuar kontinuiteti me Jugosllavinë, ende e mban në preambulën e Kushtetutës së vet, Kosovën, ndonëse Kosova ka proklamuar pavarësinë në vitin 1991 dhë është pavarësuar me njohje ndërkombëtare në vitin 2008. Por, Serbia e sotme mban edhe territore të pushtuara në luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore (Sanxhaku dhe Vojvodina) të cilat mund të kenë në të ardhmen ndonjë lëvizje për shkëputje. Pra, Serbia ende është në proces të kthimit në një shtet të serbëve, kur duhet të kuptojë e të heqë dorë nga prrtendimet e dikurshme imperialiste. Ideja e Jugosllavisë ka dështuar, ideja e Serbië së Madhe ka dështuar. Ka mbetur ende ideja e një Serbie, si shtet vasal i Rusisë. Por edhe kjo do të dështojë, sepse është në kundërshtim jo vetëm me logjikën historike, po edhe me raportet e fuqisë./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne